E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cardin, Meta: Vëmendje nga investitorët e SHBA

SHBA- Ne vazhdim te vizites se tij ne Washington, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta zhvilloi sot nje takim me bashke-Kryetari i Komisionit Amerikan te Helsinkit, Senatori Benjamin L. Cardin.

Senatori Cardin vleresoi Shqiperine si nje aleate te madhe te SHBA dhe si e tille meriton me teper vemendje nga investitoret amerikane.

Meta vleresoi punen e Komisionit Amerikan te Helsinkit si dhe vemendjen qe SHBA i kushton te drejtave te njeriut dhe forcimit te demokracise ne Shqiperi.

Ai e informoi Senatorin Cardin per zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi, duke nenvizuar klimen me pozitive te krijuar gjate muajve te fundit.

Meta vleresoi gjithashtu edhe ndihmen e SHBA ne kuader te OSBE-ODIHR per arritjen e standarteve me te larta elektorale permes realizimit te reformes zgjedhore.

Te dy bashke ndane mendimin se SHBA duhet te inkurajoje me teper investime amerikane ne Shqiperi me qellim forcimin e lidhjeve tregtare, zhvillimin ekonomik te vendit dhe krijimin e mundesive me te medha te punesimit per te rinjte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›