E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, vendoset numërimi elektronik i votave

TIRANE- Komisioni per Reformen Zgjedhore vendosi sot numerimin elektrinik te votave. Gjithcka eshte vendosur ne mbledhjen e sotme te Komisionit, pas nje dakordesie mes paleve.

Krahas vendimit per numerimin elektronik u vendos edhe per reduktimin e qendrave te votimit. Ne fakt, Komisioni i Reformës Zgjedhore, kishte gati një draft diskutimi rreth parimeve, por dhe kërkesave që do ti drejtojnë kompanisë që do të marrë përsipër aplikimin e sistemit elektronik të numërimit të votave në 2013-n.

Sistemi elektronik i numërimit përbëhet nga tërësia e pajisjeve elektronike, kompjuterike dhe e programeve të ndryshme informatike, nëpërmjet të cilave në mënyrë automatike e të pavarur realizohet numërimi dhe vlerësimi fletëve të votimit, si dhe nxjerrja e rezultatit zgjedhor, thuhet në draftin e përgatitur nga maxhoranca dhe opozita, publikuar sot ne gazeten “Panorama”.

Shenjat e kompromisit ishte te dukshme qe me heret, pasi palët kanë pranuar në parim se në zgjedhjet e 2013-s numërimi i votave do të bëhet në mënyrë elektronike dhe jo manuale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›