E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtesia shqiptare e pakontrolluar

05/11/2010Nenkryetari Kreshnik Spahiu ftoi partite politike te kryejne ndryshime Kushtetute per rolin e KLD-se

Spahiu Aktualisht ne Shqiperi kemi nje Keshill te Ulet te Gjyqesorit pa asnje perqasje me BE-ne

TIRANE- Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu ka pohuar se KLD nuk mund te kontrolloje plotesisht drejtesine shqiptare pasi me Kushtetute asaj nuk i lejohet te ushtroje kontrolle ne vendimmarrjet e Prokurorise dhe Gjykates se Larte. Nga nje bashkebisedim me studentet Spahiu u beri thirrje partive politike qe te bejne ndryshime ne Kushtetute me qellim qe KLD-ja te meritoje me ligj emrin dhe detyren qe ka. Ne rast te kundert Kreshnik Spahiu shtoi se KLD-se duhet ti ndryshohet emri nga Keshilli i Larte i Drejtesise ne Keshillin e Ulet te Gjyqesorit i cili nuk i perafrohet asnje keshilli qe ekziston ne vendet e Bashkimit Evropian. Keto komente nenkryetari Kreshnik Spahiu i beri gjate nje bashkebisedimi me studentet e Juridikut te Universitetit Evropian te Tiranes me teme Drejtesia Shqiptare dhe standardet per statusin e vendit kandidat. Qe ne fillim te bashkebisedimit Spahiu theksoi se Shqiperia ka ndermarre reformat me te thella ne raport me vendet e tjera te rajonit sa i perket perafrimit te legjislacionit me standardet evropiane. Shume nga ligjet baze per funksionimin e institucioneve shqiptare jane marre nga modelet me te mira te vendeve te BE-se. Ne lidhje me opinionin qe do te jape Komisioni Evropian me date 9 nentor per statusin e vendit kandidat Kreshnik Spahiu theksoi se Sa i perket kerkesave dhe reformave te arritura Shqiperia ka permbushur pjesen kryesore te kerkesave dhe standardeve te BE-se. Duke ju referuar rastit te vendit fqinj Maqedonise qe ka marre kete status 5 vite me pare apo Malit te Zi qe pret te marre statusin Spahiu pohoi se standardet juridike apo politike te Shqiperise jane te arrira dhe nuk kane problematikat e ketyre dy vendeve. Sipas nenkryetarit te KLD-se ne Shqiperi nuk ka diskriminim etnik dhe shkelje te te drejtave te njeriut nuk ka persona te kerkuara per krime lufte dhe drejtesia shqiptare eshte bashkepunuese me homologet e vet evropiane. Eshte per te ardhur keq theksoi Spahiu se i vetmi problem qe perceptohet i tille edhe nga Brukseli jane zhvillimet e brendshme politike. Ne kemi fatin qe jemi nje vend qe nuk kemi probleme etnike probleme fetare ndarje sa i perket drejtimit strategjik te vendit- anetaresimi ne BE- i vetmi problem eshte konflikti i tejzgjatur politik ne vend. Duke ju pergjigjur interesimit te studenteve per reformen ne sistemin e drejtesise zv/kryetari KLD-se Spahiu deklaroi se sistemi gjyqesor shqiptar ka nevoje per permiresime te thella ne infrastrukture kapacitete njerezore heqjen e imunitetit lufte pa kompromis ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit pavaresi buxhetore dhe forcimin e sistemit te karrieres. Ne perfundim numri dy i KLD apeloi per nje avokati me te forte ne mbrojtje te mundesive per te perfituar statusin juridik te vendit kandidat per Shqiperine nga faktoret e brendshem dhe nderkombetare duke theksuar se reformat ne muajt e ardhshem dhe vullneti politik duhet te kene qasjen dhe koherencen e kerkesave te Komisionit Evropian te percaktuara qarte ne procesin e integrimit.

Gjykata e Larte

Moskontrollimi i vendimeve dhe punes se Gjykates se Larte ka sjelle qe de juro Keshilli i Larte i Drejtesise nuk mund te quhet keshtu dhe per pasoje zv/kryetari Spahiu ka dhene alarmin e riperseritur per ndryshimet kushtetuese. Spahiu ka vene theksin ne reformimin e plote te KLD duke e perqasur kete institucion me institucionet homologe te vendeve te Bashkimit Evropian. Ne rast te kundert sipas Spahiut ketij institucioni duhet ti ndryshohet domosdoshmerish emri qe mban aktualisht.

Prokuroria e Pergjithshme

Institucioni i akuzes perfshihet ne sistemin e drejtesise por qe puna e tij nuk mund te kontrollohet aspak nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Asnje shkelje ligjore por edhe profesionale te prokuroreve nuk mund te kaloje ne skanerin e KLD por vetem te nje drejtorie ne Prokurorine e Pergjithshme qe quhet Drejtoria e Inspektimit dhe Burimeve Njerezore. Kjo drejtori ka tagrin kryesor te inspektoje dhe gjykoje punen dhe vendimmarrjet e nje prokurori i cili eshte pjese e institucioneve te drejtesise shqiptare.

Gjykatat e rretheve

Te vetmet organe te drejtesise qe vendimmarrjet e tyre kontrollohen nga Keshilli i Larte i Drejtesise jane gjykatat e shkalles se pare ne rrethe dhe Gjykatat e Apelit. Mbi keto gjykata KLD ushton kontrolle te here pas hershme ku ne fund te cdo kontrolli merren masa ndaj gjyqtareve. Nderkohe qe KLD miraton dhe emrat e gjyqtareve qe ushtrojne funksionin ne keto gjykata duke qene ajo qe kryen organizimin dhe funksionimit te gjyqesorit ne vend. E vetmja gjykate qe nuk mund te preket nga askush eshte Gjykata e Larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›