Përplasen mjetet, në spital drejtuesi i autobusit
26/06/2009 Procedohet drejtuesi tjetër
SHKODER- Përplasja e një autobusi me një kamionçinë ka shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të këtyre mjeteve. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, në segmentin rrugor Koplik-Bogë, në vendin e quajtur fshati Xhaj, komuna Shkrel, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti autobus tip Benz me targë MA 3357 D, me drejtues shtetasin L. Gega, vjeç 47, lindur dhe banues në fshatin Bogë komuna Shkrel, i cili ka qenë duke lëvizur nga Kopliku në drejtim të Bogës. Pikërisht tek një kthesë e fshatit Xhaj, autobusi është goditur nga mjeti tip komionçin me targa LE 86-04 A, që drejtohej nga shtetasi Vlash S., vjeç 52, lindur e banues në fshatin Baçel komuna Blinisht. Për pasojë është plagosur shtetasi L. Gegaj, drejtuesi i autobusit, i cili ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Nga grupi hetimor u kryen veprimet e para në vendngjarje dhe materialet në ngarkim të shtetasit Vlash Skanaj, në gjendje të lirë, i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.