Droga, Shqipëria vazhdon të jetë vend transiti
26/06/2009 Raporti i OKB: Vendi ynë është furnizuesi i Italisë. Bie prodhimi i kanabisit
TIRANE- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin vjetor mbi trafikimin e lëndëve narkotike në botë. Në studimin prej rreth 315 faqesh vend zë edhe Shqipëria, ku për të vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë të thonë se vendi ynë mbetet një ndër rrugët kryesore të transitit për drogën që vjen nga Amerika Latine me destinacion vendet evropiane. Raporti i OKB-së nënvizon se Shqipëria është një ndër vendet që mundëson furnizimin me drogë të Italisë. Shumica e lëndës narkotike që transportohet në Itali, kryhet nëpërmjet anijeve të mallrave dhe trageteve të udhëtarëve. Sipas raportit në Itali, 45% e heroinës së ardhur nga Shqipëria dhe Turqia përdoret për përdorim të brendshëm, dhe për eksport, kryesisht në Gjermani rreth 35%. Veç të tjerash raporti thotë se në 2008-n është perceptuar një rritje të përdorimit të lëndëve narkotike me përmbajtje opiumi në Shqipëri, Bjellorusi, Kroaci dhe në Republikën e Moldavisë. Raporti vëren se Shqipëria, Afrika e Jugut, Xhamajka dhe Paraguai janë parë si prodhueset kryesore të kanabisit duke prodhuar 25% të kanabisit në treg, për shkak të sasisë së kanabisit të sekuestruar origjina e të cilit janë këto vende. Më saktë rreth 3% e vendeve e përmendin Shqipërinë si eksportues të kanabisit, e cila sipas raportit përdoret më shumë për përdorim lokal. “Rëndësia e Shqipërisë, si një eksportues i kanabisit në përgjithësi është zvogëluar. Vetëm 3% vendeve përmend Shqipërinë si një eksportues dhe kjo duket të jetë më së shumti për kultivimin lokale/rajonale. Konfiskimet e kanabisit bimor nga Shqipëria janë bërë shumë më të rralla në pesë vitet e fundit”,- vëren raporti. Por, raporti vëren se, vitet e fundit rëndësia e Shqipërisë, si një eksportues i kanabisit në përgjithësi është zvogëluar. Në periudhën 2005- 2007 Shqipëria është përmendur nga 14 shtete si vendburim i kanabisit, në krahasim me 2002- 2004, kur Shqipëria është përmendur nga 20 shtete. Studimet e specializuara kanë vlerësuar se përdorimi i drogës me injeksion është përhapur më shumë në vendet e Evropës Lindore dhe infektimi me virusin HIV është i zakonshëm në mesin e njerëzve që injektojnë drogë. Por raporti nënvizon se kjo dukuri është veçanërisht e dukshme në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi.
Reagimi i policisë së shtetit
“Gjatë 4 viteve, kemi ulur eksportin e drogës”
Menjëherë pas publikimit të raportit të OKB-së për trafikun e drogës, ka reaguar edhe policia e shtetit, e cila ka thënë se përshëndet vlerësimin realist të gjendjes në Shqipëri. Sipas policisë raporti identifikon faktin se Shqipëria nuk është më pjesë e rrugës Ballkanike të transitit të drogës. Në këtë drejtim, për shkak të punës së strukturave të specializuara të luftës kundër narkotikëve, në bashkëpunim edhe me policitë homologe të këtyre vendeve, gjatë viteve të fundit ka një rënie të sasive të heroinës së tranzituar dhe një rritje të sekuestrimeve brenda vendit, fakt i cili evidentohet në këtë raport. Për sa i përket kokainës, ajo vjen nga vendet e Amerikës.