E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Berisha mashtroi 19 vite për xhaminë e madhe

 Kreu i Aleancës KuqeZi ka mbajtur një qëndrim zyrtar në sheshin dhe në pllakatën në të cilën 19 vite më parë ish-presidenti Sali Berisha vendosi tullën e parë të themeleve për xhaminë e re të Tiranës.

"Në këtë ditë kur të gjithë shpresojnë të përfshihen në mëshirën e Zotit, ne me keqardhje zbulojmë "epitafin e gënjeshtarit" i cili për 19 vite abuzoi dhe mashtroi besimtarët mysliman duke i lënë ata të falen rrugëve. 19 vite më parë ish-presidenti Berisha dhe ish kreu i bashkisë Tiranë Sali Kelmendi hodhën tullën e themeleve të xhamisë e cila kurrë nuk u ndërtua duke diskriminuar besimtarët që praktikojnë fenë islame", tha Kreshnik Spahiu, kreu i AK-së.

Ai shtoi se koha për gjykim dhe ndëshkim po afron ndaj mëkatari që abuzoi me besimin e të tjerëve, besimin ndaj Zotit, dhe shpërdoroi besimin e popullit. “Nuk është çudi që në prag të zgjedhjeve pas 19 vjetësh ai të fillojë të hedh edhe një tullë tjetër por ai nuk mund të mashtrojë sërish qindra mijëra besimtarë. O Zot mëshiroji besimtarët e pafajshëm por jo ata që penguan të drejtën e besimit. Në këtë muaj të madhërueshëm ka njerëz që besojnë te Zoti, kombi dhe atdheu. Të shpresojmë që Zoti do të pranojë lutjet dhe sakrificat e përbashkëta", tha më tej Spahiu. Aleanca Kuq e Zi premtoi se vitin që vjen në qeverisjen kuqezi do krijohen kushte dhe infrastrukturë e barabartë për kultet fetare dhe praktikimin e besimtarëve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-08-19 11:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›