Përplaset makina me trajlerin, dy të plagosur
TIRANË- Përplasen dy automjete për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një 3-vjeçare. Ngjarja ndodhi dy net më parë në Unazën e Re në Kavajë kur 53-vjeçari Kozma Caushi, banues në Kavajë, duke drejtuar mjetin Trajler, me targa “KJ 8111 A”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me targa “VE 954479”, që drejtohej nga 29-vjeçari Emiljano Pashaj banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Opel”, Emiljano Pashaj, bashkëshortja e tij 28-vjeçarja Stela Pashaj dhe vajza e tyre tre vjeçe E. Pashaj, të cilët u dërguan në spitalin Ushtarak Tiranë. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët e policisë rrugore për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet se ka qenë gabimi i 53-vjeçarit Caushi i cili ka çuar në përplasjen e mjetit të tij me automjetin tjetër. Ai u shoqërua në komisariatin e policisë së Kavajës ku dhe iu komunikua masa e arrestit për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë nga spitali mësohet se drejtuesi i mjetit “Opel”, Emiljano Pashaj, dhe bashkëshortja e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në gjendje kritike për jetën ndodhet vajza e tyre 3-vjeçare.