E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, makina përplas kalimtarin, vdes në vend

Një kalimtar ka humbur jetën pas përplasjes me një mjet me targa greke në autostradën Fushë Krujë-Lezhë në afërsi të fshatit Derven.Aksidenti ndodhi sot në mëngjes ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit. 

FUSHE KRUJE- Aksident i rëndë ndodhi sot në mëngjes në orën 07.00 në autostradën Fushë Krujë-Lezhë në afërsi të fshatit Derven. Një kalimtar ka humbur jetën pas përplasjes me një mjet me targa greke. Aksidenti i ka marrë jetën 40 vjecarit Bardhok Luka, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, një emigrant i sapo ardhur për festa në vendlindje. Sipas burimeve nga policia, 40 vjecari është përpjekur të kalojë nga njëri krah i autostradës në krahun tjetër, ndërsa nuk është vënë re nga drejtuesi i mjetit që e ka përplasur. Ende nuk konfirmohet që mjeti me targa greke të ketë qënë me shpjetesi jashtë rregullave të qarkullimit.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›