Përplaset me autobusin, vdes 27 vjecari
KORCE-Përplasja mes një autobusi dhe një motorri i ka marrë jetën një 37-vjecari në Korcë. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne aksin Korcë-Pogradec, kur autobusi me pasagjerë që udhëtonte nga Korca në drejtim të Tiranës është përplasur me një motorr që drejtohej nga shtetasi Sokol Lama. Si pasojë e përplasjes 37-vjecari ka pësuar plagë të rënda në trup që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat nisën hetimet për aksidentin. Në bazë të hetimeve papraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qënë hyrja e gabuar e motorrit, i cili i ka prerë rrugën autobusit duke shkaktuar dhe plagosjen. (d.b/BalkanWeb)