Revista Times: Protestuesja iraniane e vrarë, shpallet njeriu i vitit
LONDER- Neda Agha Sulltan, 26 vjeçarja iraniane që u vra gjatë protestave të opozitës në Iran, është shpallur personi i vitit nga gazeta britanike “The Times”.Gazeta shkruan se “Neda u kthye në një simbol global të brutalitetit të regjimit iranian dhe shembull i jashtëzakonshëm kurajoje e opozitës iraniane në rajon, ku popullsitë janë lehtësisht të shtypura nga qeveritë”(europaelire/BalkanWeb)