E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset në ndeshje, në koma 19-vjeçari

Pas dërgimit në spital, mjekët e nxjerrin nga koma, por djaloshi do të qëndrojë në mbikqyrje

Ndërpritet ndeshja Flamurtari-Kamza për 19 vjecarët. Vetëm 10 minuta ka zgjatur kjo ndeshje, ndërsa shkak është bërë dëmtimi i mbrojtësit të ekipit të Kamzës Andi Lika, i cili ka humbur ndjenjat në fushë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Mbrojtësi i Kamzës ka mbërritur thuajse në koma, ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka qënë e menjëhërshme. Në spital kanë mbërritur më pas edhe drejtues dhe trajnerët e të dyja ekipeve, si dhe futbollistët e Flamurtrait dhe Kamzës, që nuk mund të vijonin më ndeshjen pas kësaj. Andi Lika, sipas mjëkëve ka marrë një goditje të rëndë, filliimsht pas përplasjes me një tjetër futbollist dhe më pas në tokë. Dy përplasjet e kanë lënë pa ndjenja 19-vjeçarin. Mjekët bënë me dije se shëndeti i futbollistit do të ndiqet me mjaft kujdes edhe në ditët në vijim, ndërsa ndeshja e parë e këtij sezoni nuk është zhvilluar për shkak edhe të rrezikut për shëndetin e futbollistit të ri, që përfundoi në spital. Aktualisht 19-vjeçari ka dalë nga gjendja e komës, por mjekët thonë se ende nuk është koshient

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›