Perplaset nga makina, gjen vdekjen nga ataku
TIRANE - Nje person eshte gjetur i vdekur mbremjen e dy diteve me pare, ne Sharre te Tiranes, nderkohe policia ka nisur hetimet ne lidhje me vdekjen e tij dhe shkaqet. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te dy diteve me pare dhe ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektivat e Komisariatit numer 6, ku kane gjetur te vdekur Demir Segerin. Burime te Drejtorise se Policise se Tiranes bene te ditur se rreth ores 21:30 jane njoftuar se nje person, rreth 55 vjec, ishte gjetur i vdekur nga kalimtaret ne Sharre. Me te mberritur ne vendin e ngjarjes, grupi hetimor i ngritur per kete rast ka ngritur disa pista, per te vleresuar nese kjo ishte nje vdekje natyrale, apo nje vrasje. Sipas policise, me te mberritur ne vendin e ngjarjes eshte vene re se ngjarje kishte ndodhur prane nderteses se nje firme. Burimet e policise qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes kane zhvilluar hetimet, nderkohe qe trupi i viktimes eshte derguar per ne morgun e Mjekesise Ligjore, ku ai i eshte nenshtruar analiza, per percaktimin e shkakut te vdekjes. Sipas burimeve te mesiperme, mesohet se shkaku ka qene perplasja nga nje makine, qe me pas i ka marre jeten. Por fatal ka qene dhe nje atak ne zemer, qe i ka sjelle vdekjen e menjehershme, Segerit.
Policia ka nisur hetimet per zbulimin e autorit te aksidentit.
Policia ka nisur hetimet per zbulimin e autorit te aksidentit.