Mjerimi, vetevaret mesuesi 29-vjecar
Vetevaret ne pyllin e fshatit para se te emigroje ne Greqi. Zamir Balla, 29 vjec, mesues i ciklit te ulet me banim ne fshatin Orenje, te nenprefektures Librazhd, eshte gjetur i vetevarur dje ne pyll nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem. Akti veteflijues duket se ka qene i pergatitur dhe i paramenduar. Pasi ka siguruar nje litar, 29-vjecari ka udhetuar per ne pyllin e fshatit. Ka varur litarin ne nje peme dhe me pas ka hedhur lakun ne fyt. Pikerisht ne kete kohe ai ka lajmeruar ne telefon babane e tij. "Alo, babi, eja me merrni ne pyll se kam vrare kemben dhe nuk vij dot ne shtepi". Pasi ka lajmeruar te atin, eshte vetevarur. Babai i te ndjerit eshte shqetesuar dhe ka nxituar per ne pyll. Por ka mbetur i shokuar kur e ka pare te birin te varur ne peme. Ai ka prere litarin dhe eshte munduar t'i jape ndihme per ta rikthyer serish ne jete. Ndonese trupi ka qene ende i ngrohte, Zamir Balla nuk i ka shpetuar vdekjes. Ne vendngjarje kane shkuar policia, ekspertet dhe nje grup hetimor. Sipas te dhenave paraprake behet e ditur se Zamir Balla eshte vetevarur ne kushtet e tronditjes se rende depresive. Burime familjare te konfirmuara edhe nga policia e Librazhdit treguan se Zamiri po behej gati per te emigruar per ne Greqi. Madje, ai kishte bere te ditur se brenda 2-3 diteve do te nisej per ne shtetin fqinj. Edhe vite te tjera, ai kishte punuar si emigrant sezonal ne Greqi. Me te ardhurat qe siguronte mbante familjen. Sipas te afermve, kohet e fundit ai ishte bere pak i heshtur dhe enigmatik. Paraprakisht, mendohet se Zamir Balla eshte vetevarur ne kushtet e tronditjes se rende depresive te diktuar nga shkaqet ekonomike. Edhe pse ishte i pamartuar, mbi Zamirin rendonte nje barre e rende e familjes. Gjendja e veshtire ekonomike e kishte shtyre disa here qe te mos fejohej dhe martohej. Por ndersa vitet iknin asgje nuk kishte ndryshuar. Fati e ka mundur dhe ai ka menduar ta zgjidhe dilemen ne menyre krejt tragjike. "Vetevarja ka hidheruar pa mase familjen dhe tere fshatin. Zamiri ishte djale i respektuar dhe e donin te gjithe ne Orenje", thane per "Koha Jone" disa prej banoreve te fshatit. Vetevrasjet kane tronditur si rrallehere Librazhdin gjate ketij viti. Brenda pak kohesh ne kete nenprefekture jane vetevarur kater persona, dy vajza dhe dy burra. Sipas burimeve te policise, organeve hetimore dhe vete komunitetit, shkak i vendimeve fatale eshte gjendja e veshtire ekonomike e zones.