Perplaset trageti me anijen tregetare. 3 te vdekur e 5 te zhdukur
• Olldashi për aksidentin; Hetimet nga turqit e maltezët
“U deshën vetëm dy minuta që anija të fundosej. Nuk pashë të tjerë të
mbijetuar. Kam thirrur nëse kishte njeri nga anëtarët e tjerë të
ekuipazhit, por askush nuk u përgjigj përveç personit tjetër të
mbijetuar. Kam 8 shokë të humbur”- rrëfen Ahmed Bau.
Menjehere pas marrjes së njoftimit në kapitenerinë e portit jane vene ne
levizje forcat detare dhe ajrore për kërkimin e personave të tjerë.
Të gjitha agjencitë shtetërore janë në gatishmëri duke nisur nga
Drejtoria e Përgjithshme Detare, Policia Kufitare, Roja Bregdetare.
Është ngritur Shtabi i Emergjencës nën drejtimin e prefektit, zoti
Alizoti dhe po ndiqet situata me shumë vëmendje. Nga ana jonë janë nisur
mjete, në bashkëpunim edhe me forcat e Guardia di Finanza, me policinë
kufitare dhe me rojen bregdetare për t’i ardhur në ndihmë, qoftë dhe
për kërkim-shpëtimet” tha drejtori i Policise Kufitare dhe Migracionit,
Saimir Boshnjaku.
“Është një situatë e rëndë e cila duhet të menaxhohet me kujdes. Nga të
dhënat paraprake që kemi nga Kapiteneria, sepse ajo mban lidhje direkte,
dimë që pjesa tjetër është në kërkim nga ana e forcave të Policisë
Kufitare, forcat e Guardia di Finanza-s, ushtrisë. Janë të gjithë në
kërkim të njerëzve të tjerë të anijes së mbytur”- tha prefekti i
Durrësit Genci Alizoti.
Ne operacionin e kërkim shpëtimit jane angazhuar
qe ne oret e para te mengjesit dy helikoptere te Repartit të Farkes si
dhe disa mjete lundruese patrulluese te forcave tona detare. Gjithashtu
edhe helikoptere dhe anije patrulluese te “Guardia di Finances” jane
vene ne dispozicion te operacionit të kërkim-shpëtimit nga pala
italiane.
Aleks Kalemasi