Aksident ne rrugen e Rinasit. 1 i vdekur e 6 te plagosur
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në rrugën e Rinasit, ku pas përplasjes së dy automjeteve ka gjetur vdekjen 28-vjeçari Altin Dushaj si dhe janë plagosur gjashtë persona të tjerë. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22.55, kur një furgon me targa Tirane i drejtuar nga 23-vjeçari Cuf Elezaj u ndesh me një autoveturë me targa të huaja, e drejtuar nga shtetasi Altin Pren Dushaj, duke lënë të vdekur në vend këtë të fundit.
Viktima Altin Dushaj ishte banues në Lezhë dhe po qarkullonte në drejtimin Qafë Kashar- Rinas, ndërsa furgoni po ecte në drejtimin e kundërt.
Gjatë përplasjes janë plagosur edhe 49-vjeçarja Vjollca Luca, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital, 23-vjeçari Erald Hoxhalli, 26-vjeçarja Jetmira Doda dhe vëllai i saj 27-vjeçari Flamur Doda, 23-vjeçari Elton Bogdani dhe 30-vjeçari Florian Mulleti.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit, 23-vjeçarin Cuf Ramadan Elezaj, i lindur në Dibër dhe banues në Bathore të Tiranës, i cili dyshohet se është bërë shkak për aksidentin.