E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezolute per Shqiperine KiE 8 rekomandime per zgjedhjet e ardhshme

Kongresi i Këshillit të Evropës i jep Shqipërisë 8 rekomandime për një plan-veprimi për zgjedhje më të mira në vitin 2013. Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 majit, rekomandimet janë specifikuar në raportin e raportuesit gjerman Volkram Gebel. Në këtë raport, Këshilli i Europës shpreh gatishmërinë për të kontribuar si një forum politik mes klasës politike në Shqipëri për të ndërtuar një plan-veprimi. Raportuesi Gebel thekson në zgjedhjet lokale të 8 majit u karakterizuan  nga një angazhim të transparencës nga pala e qeverisë. 

Kongresi ka shprehur keqardhjen për mungesën e dialogut politik të nevojshme për një konkurrencë konstruktive dhe besnike zgjedhore. Në këtë drejtim, në interes të komuniteteve lokale, në raport thuhet se duhen bërë përpjekje për të pranuar të gjitha vendimet konstruktive dhe të shkojnë përtej pozicioneve partiake. Në raport theksohet gjithashtu se kandidatët gjatë fushatës elektorale nuk duhet të përqëndrohen në akuzat e ndërsjellta, por në  programet elektorale. 

Raporti mori 88 vota pro nga  Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për t`i transmetuar rekomandimet dhe memorandumet e votuara klasës politike shqiptare, duke i ftuar ata të marrin në konsideratë sugjerimet e Kongresit dhe në veçanti për të shqyrtuar kodin zgjedhor.

Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›