Gjenerali amerikan: Po dështojmë në Afganistan
Misioni amerikan në Afganistan do të përballet me "dështim" nëse nuk do të shtohet numri i trupave dhe nuk do të ndryshojë strategjia. Ky është mendimi i gjen-eralit kryesor amerikan në raportin e tij të fundit. Stanley McChrystal e bëri vlerësimin e tij në një raport konfi dencial që u gjet dhe u botua nga "Washington Post". Ai ka bërë thirrje për një rishikim të strategjisë ushtarake në Afganistan, duke sugjeruar se ajo aktuale ishte duke dështuar. Mbi 30 mijë trupa shtesë janë dërguar në Afganistan që nga maji, duke e dyfi shuar thuajse kontingjentin amerikan. Numri i trupave amerikane në Afganistan pritet që të rritet në 68 mijë në fund të vitit. Në lidhje me strategjinë e Afganistanit janë shprehur shqetësime të mëdha nga shumë ekspertë ushtarakë, por e reja në paralajmërimin e gjeneralit është se ai përmend në vlerësimin e tij fjalën "dështim". Sipas gjeneralit, ka shumë aktorë që e përkeqësojnë situatën, por për t‘u përmirësuar duhet së pari shtimi i trupave dhe së dyti ndryshimi i strategjisë së deritanishme, e cila nuk ka rezultuar shumë e kënaqshme. Vetë qe-veria afgane nuk është kundër dërgimit të mëtejshëm të trupave të huaja në vendin e tij, por suksesi i tyre do të varet nga pozicioni i vendosjes së tyre. Në ra-portin e tij, gjenerali thotë se "dështimi në marrjen e iniciativave dhe ashpërsimi i kundërpërgjigjeve të terroristëve, janë ndër shkaqet e disfatës së deritanishme". Sipas tij, nëse do të vazhdohet kështu, atëherë do të kemi një numër gjithnjë e më të madh të viktimave në civilë, por dhe në ushtarë, rritje të pasigurisë në shumë zona të vendit, përfshi edhe vetë Kabulin, kryeqytetin e Afganistanit. Sipas tij, shtimi i trupave duhet bërë vetëm pas ripërcaktimit të strategjisë së re. Shtimi i trupave afgane do të japë siguri për afganët dhe do të krijojë një hapësirë në të cilën të zhvillohet qeverisja e mirë e organeve vendore. Vlerësimi i gjeneralit është se si qeveria afgane, ashtu edhe forcat ndërkombëtare po humbasin kredibilitet te njerëzit. Viti 2009 ka qenë shumë i vështirë dhe ka shënuar numrin më të madh të humbjeve njerëzore, si për sa u përket trupave të huaj, ashtu edhe civilëve. Të fundit ishin 6 ushtarët italianë që janë varrosur dje me nderime në vendin e tyre. Ndërkohë, për sa i përket raportit të gjeneralit, ai i është paraqitur edhe sekretarit të Mbrojtjes, Robert Gate.