E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Lorik Canës apelon dënimin

 

Babai i Canës, Agim Cana, dhe agjenti i lojtarit, Kristof Mongai, vendosën të kundërshtojnë vendimin e marrë nga gjykata franceze. I dënuar, më 9 shtator me një vit burg me kusht nga gjykata penale e Marsejës, Agimi, babai i futbollistit të njohur të Kombëtares, ka vendosur të apelojë. Vendimi kishte të bënte me disa parregullsi në transferimin e mesfushorit shqiptar nga Paris Sën Zhermeni te Olimpiku i Marsejës. Agim Cana u konsiderua fajtor për abuzime në lidhje më të mirat shoqërore, duke dënuar përveç burgimit me kusht edhe me 100 mijë euro gjobë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›