E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i Brian Filipit të mërkurën në Lezhë

 

Pas përcjelljes madhështore, që i ka bërë popu-lli i Ravenës dhe i Çervias, trupi i Brian Filipit, 20-vjeçarit që u aksidentua të premten e kaluar, do të përcillet drejt Shqipërisë. Sipas burimeve pranë familjes Filipi, trupi i shqiptarit, që aktivizohej te Ravena, pritet të vijë të mërkurën në Gjadër të Lezhës. Përcjellja për në banesën e fundit është lënë të enjten në orën 16:00, ndërsa në orën 14:00, po atë ditë, në qendër të Lezhës do të mbahet dhe një ceremoni për të nderuar të ndjerin Brian Filipi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›