E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget, 1 i vdekur e 2 te plagosur

Artan Cena

TIRANE - Dy aksidente kane ndodhur gjate dites se djeshme ne kryeqytet, me nje te vdekur dhe nje te plagosur. Ngjarja e pare ka ndodhur ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", kur nje makine me targa zyrtare ka aksidentuar nje qytetar, i cili fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe nje tjeter aksident me nje viktime, ka ndodhur pak minuta me pas ne kryeqytet ne unaze, afer Drejtorise se Policise se Tiranes. Identiteti i viktimes nuk eshte bere i ditur, nderkaq qe policia ka shoqeruar drejtuesin e nje betoniereje, qe ka shkaktuar perplasjen. Dy dite me pare ne Sauk te Ri, nje 18-vjecar ndodhet ne gjendje te rende per jeten ne Spitalin Ushtarak, pasi u perplas nga nje makine "Mercedez Benz ML".

Viktimat

Nje makine e llojit "Mercedez", me targa zyrtare nen pronesine e Gjykates Kushtetuese ka aksidentuar nje qytetar. Kujtim C., eshte derguar i plagosur rende ne drejtim te Spitalit Ushtarak, pasi ne vendin e quajtur dy kullat, ne bulevardin kryesor u aksidentuar nga nje makine me targa Z. Pak minuta me pas, nje aksident me pasoje vdekjen, ndodhi perballe kinema "Agimit", po ne kryeqytet. Nje person qe po udhetonte me motor eshte perplasur me nje makine betoniere, duke humbur jeten ne vend. Emri i viktimes nuk eshte bere i ditur. Policia shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes per te zbardhur shkaqet e aksidentit. Nderkohe qe eshte shoqeruar per ne polici, shoferi i betonieres.

Arrestimi

Nje tjeter aksident ka ndodhur dy dite me pare, ku ka mbetur i plagosur nje 18-vjecar nga Sauku, Tirane. Per kete ngjarje policia ka vene ne pranga 40-vjecarin Fatos Cufaj, i cili kreu aksidentin e rende. Sipas policise, i arrestuari eshte larguar nga vendi i ngjarjes, ku ngeli i plagosur rende, Arben Rama, i cili ndodhet ne Spitalin Ushtarak dhe eshte ne gjendje te rende shendetesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›