Ne kerkim prej dhjete vitesh, arrestohet per dy vrasje shqiptari
MILANO - Arrestohet pas dhjete vitesh nje shqiptar, i kerkuar per vrasje. Policia italiane beri te ditur gjate dites se djeshme se ka vene ne pranga, Lorenc Pistrengun 33 vjec, pasi ne vitin 1998, ka vrare me shkelma dhe grushte Azeddine Boumenzeh. Arrestimi eshte bere gjate dites se djeshme nga skuadra e levizshme e Policise se Milanos. 33-vjecari shqiptar eshte ne kerkim dhe ne Zvicer, pasi dhe atje akuzohet per nje vrasje te ndodhur nje vit me pare. Pikerisht per keto vrasje, ndaj tij jane leshuar dy mandate arresti nderkombetare. Policia italiane ka bere te ditur se ne daten 8 janar te vitit te kaluar, 33-vjecari shqiptar ka qelluar me arme ne koke, duke i sjelle vdekjen e menjehershme nje personi. Krimi kishte ndodhur ne territorin zviceran dhe ndaj tij, ishte leshuar urdher-arresti. Nderkaq vrasja e dyte e shqiptarit te kerkuar, ka ndodhur ne vitin 1998, naten mes 12 dhe 13 prillit, pra 11 viteve me pare. Viktima Azeddine Boumenzah, eshte rrembyer rrahur dhe goditur nga dy persona, te cilet ishin larguar me nje makine te llojit "Opel Vektra". Ngjarja kishte ndodhur ne rrugen "Piacenza", ne afersi te hotel "Baglioni". I plagosuri ishte derguar ne spital ne gjendje kome, por kishte nderruar jete pas disa ditesh. Disa persona kishin identifikuar shqiptarin 33-vjecar si autor dhe ndaj tij, ishte leshuar nje urdher-arresti nderkombetar. Krimi kishte ndodhur pasi viktima kishte rrahur nje prostitute, qe ishte nen ruajtjen e shqiptarit.
A. Cena
A. Cena