E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas alkoolit, terrorizon lagjen me "Kallashnikov"

Vlore - Nje 50-vjecar nga lagjja "Partizani", i qytetit te Vlore ka tmerruar pasditen e djeshme gjithe banoret e zones. Bajram Habili pasi kishte konsumuar sasi te konsiderueshme alkooli ka hyre ne banesen e tij na lagjen "Partizani" dhe prej andej, ka dale i armatosur me nje arme automatike te tipit kallashnikov. Me tej ai ka nisur te qelloje me bresheri ne ajer, duke zbrazur nje kreher te gjithe karikatori. Pasi ka ngritur gjithe lagjen peshe dhe ka tmerruar kedo qe kalonte aty rastesisht, eshte njoftuar policia e cila ka mberritur ne vendngjarje dhe ka prangosur menjehere 50-vjecarin Habili. Gjithashtu blute kane marre me cilesine e proves materiale, armen "Kallashnikov" dhe nje kreher fishekesh. 50-vjecari Habili, tashme do te gjykohet per akuzat e "armembajtjes pa leje" dhe "prishje te qetesise publike". Gjithcka e ka kryer ne ndikimin e sasise se madhe te alkoolit qe kish konsumuar.

O. H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›