E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet ish-godina e duhanit SAIDE, ishte shtepi kulture

ELBASAN- Policia Ndertimore e Elbasanit i ka dhene fund odisese se godines se SAIDE-s, e pershtatur ne shtepi kulture. Objekti eshte shembur diten e djeshme, ndersa ishte bere pengese per projektin e zgjerimit te rruges qe nis nga superstrada Elbasan-Metalurgji dhe perfundon tek konvikti i shkolles Pedagogjike. Inspektorati i Policise Ndertimore e ndermori aksionin e prishjes edhe pse ish-pronaret nuk kane qene te kenaqur me shumen e kompesimit. Prej disa dekadash ish-godina, qe sherbente per zyrat e fabrikes se duhanit SAIDE, ishte pershtatur si shtepi kulture ne Elbasan. Prishja ishte planifikuar te kryhej kohe me pare, po per shkak te procedurave te zgjatura per shpronesim, aksioni u shty per diten e djeshme. Me vendim te Keshillit Bashkiak, nga buxheti jane miratuar 30 milione leke per te kompensuar pronaret e vjeter dhe rreth 33 milione leke per zgjerimin e rruges. Shoqeria Anonime Industriale e Duhaneve Elbasan, (SAIDE), u krijua ne vitin 1927 nga disa tregtare te njohur elbasanas. Kjo shoqeri ishte e para e ketij lloji ne vend. Ne vitin e themelimit, kapitali fillestar ishte 240 mije franga ari. Fillimisht kishte 20 punetore, ndersa ne fund te viteve 30-te, 50 punetore. Ne 1947 u mbyll dhe tere pasuria e saj u shtetezua. Ne vitet e diktatures u pershtat si shtepi kulture e qytetit te Elbasanit.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›