Përplasja PS-LSI policia dhunon 7 simpatizantë
TIRANË- Drejtoria e Policisë Tiranë ka shoqëruar në ambientet e saj, 9 simpatizantë të Prtisë Socialiste.
Mësohet se personat e arrestuar kanë qënë pjesmarrës gjatë konfliktit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në ambientet e Qendres Kristal, ku kreu socialist Edi Rama do të prezantonte programin për të ardhmen e Tiranës, si pasojë e konfrontimit ndërmjet simpatizantëve të PS dhe LSI, mbeti i plagosur shtetasi Ali Doci, mbështetës socialist.
Ndërkohë burime nga Seli Rozë bëjnë me dije se janë liruar 7 persona deri tani, ndërkohë që dy të rinj ndodhen ende në polici.
Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni ka reaguar menjëherë për arrestimin e simpatizantëve të PS nga ana e policisë së Tiranës duke e quajtur të padrejtë ndërkohë ka bërë me dije se PS i është drejtuar Avokatit të Popullit pasi simpatizantët e liruar janë dhunuar nga ana e policisë.
“Sot Drejtoria e Policisë së Tiranës ka arrestuar 9 simpatizantë të PS. 7 prej tyre janë liruar, ndërkohë që dy të rinj mbahen ende në polici. Ne kemi kontaktuar edhe me Avokatin e Popullit pasi 7 të liruarit janë keqtrajtuar nga ana e policisë”,- ka deklaruar deputetja socialiste Eglantina Gjermeni.
Ndërkohë që policia nuk ka ndonjë sqarim për dy simpatizantët që mbahen në policisë, ndërkohë që bëhet e ditur se ka mundësi që kundrejt tyre të ketë ndonjë masë arresti me paraburgim.
(e.m/BalkanWeb)