E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu zbardhet nga dëbora në pranverë

PUKË- Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike dhe ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në veri të vendit. Në qarkun e Pukës dhe atë të Kukësit reshjet arrijnë deri në 10 cm, ndërsa në Tropojë dhe zonat e thella trashësia është edhe më e madhe.

E njëjta situatë vihet re edhe në qarkun e Dibrës, ku zona më lartësi 1000 m mbi nivelin e detit janë përfshirë nga reshjet e borës. Sipas njoftimeve nga autoritetet lokale në këto qarqe, mësohet se reshjet nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Por, ndërkaq reshjet e papritura të borës në këtë periudhë dhe ulja ndjeshmë e temperaturave ka dëmtuar pemët frutore, që sapo kan nisur të çelin. Sipas meterologëve reshjet e shiut dhe moti i ftohtë do të vazhdojë deri në fundjavë

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›