E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja Topi-Topalli

E merkure 29 Shkurt 2012 1341 TOPI-TOPALLIPas vitesh te tera konfliktualiteti per ceshtjen e emerimeve ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese Presidenca dhe Parlamenti kete here jane perplasur ne Gjykaten Kushtetuese. Keshilltari i zotit Topi Artur Metani ka kerkuar nga Kushtetuesja te zgjidhe konfliktin mes ketyre 2 institucioneve duke shfuqizuar vendimin e marre nga parlamenti ne 23 qershorin e vitit te kaluar qe i ktheu mbrapsht presidentit 3 dekrete per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Sipas Presidences dekretet e kreut te shtetit nuk mund te pezullohen. Nderkohe qe perfaqesuesi i Kuvendit ka argumentuar se vendimi i 23 qershorit ka ardhur pas arsyetimit te Gjykates Kushtetuese per te respektuar rotacionin duke gjykuar se emerimet e reja ne Gjykaten Kushtetuese mund te behen vetem ne prill te vitit 2013. Nje vit me pare mazhoranca pezulloi procedurat per 4 emerimet ne Gjykaten Kushtetuese duke kerkuar interpretim nga ky institucion per riperteritjen e 1/3 se anetareve ne cdo 3 vjet. Pas vendimit te kushtetueses per te respektuar kete detyrim kushtetues parlamenti vendosi te miratoje nje anetar te Gjykates duke i kthyer mbrapsht 3 emerimet e tjera kreut te shtetit situate kjo qe sipas institucionit te Presidences eshte antikushtetuese.

ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›