E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasja e PD-së me gardën, Meta: Përballja “dhëmbë për dhëmbë”, e vetmja zgjidhje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të protestës së deputetëve të opozitës brenda dhe para Parlamentit ditën e sotme.

Meta ka dënuar me ashpërsi kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen e jetës së deputetëve të opozitës.

Meta i ka konsideruar efektiviët e policisë si “narkopolicia”, ndërsa shton se ky  ishte “akt të rëndë kriminal dhe antiligjor, në shërbim të mafias në pushtet dhe ngjarje të paprecedentë”. Meta shton se përballë kësaj junte, e vetmja zgjidhje mbetet “përballja dhëmbë për dhëmbë”.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia. Ky akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor është dëshmi tronditëse e inkriminimit të strukturave të Policisë së Shtetit, që në emër të mafias në pushtet dhe për llogari të saj, guxojnë të kanosin me jetë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.

Kjo ngjarje e paprecedent është prova e radhës e fytyrës kriminale të Narkoshtetit, që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe e kërcënon me jetë. Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje!”, shkruan Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›