Shehaj akuza qeverisë: Bletë heshtjen e BE-së përmes kampit në Gjadër dhe Shëngjin

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka hedhur akuza në Kuvend mbi marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë dhe hapjen e grupkapitullit të parë me Bashkimin Evropian.
Sipas Shehajt, qeveria “Rama” ka blerë heshtjen e Bashkimit Evropian me ngritjen e kampeve të emigrantëve në Gjadër e Shëngjin.
Shehaj theksoi se kjo ishte arsyeja përse BE-ja hapi negociatat me Shqipërinë, pasi heshtja e tyre për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, u ble nga qeveria përmes ngritjes së dy kampeve në Shqipëri.
“Z. Shalsi dhe Rama vodhën taksat e qytetarëve të BE-së. Ndonëse BE thotë se nuk është bërë mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit, hapi negociatat sepse bletë heshtjen e BE-së përmes kampit të emigrantëve”, deklaroi Shehaj.
/rtsh.al/