Protestuesit e opozitës përplasen me Policinë dhe Gardën: Lejoni deputetët në Kuvend

Policia dhe Garda janë përplasur me deputetë demokratë e militant të tyre para ambienteve të Parlamentit.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të pozicionuar jashtë ambienteve të Parlamentit, për të lejuar hyrjen e deputetëve opozitarë brenda sallës së Kuvendit.
Protestuesit u zhvendosën nga ambientet para Bashkisë së Tiranës drejt Parlamentit, ku hasën në rezistencën e Policisë dhe Gardës së Republikës.
Edhe deputetët opozitarë të përjashtuar nga Kuvendi, janë përplasur me gardistët, pasi kanë tentuar të futen në Kuvend, ndonëse punimet e seancës së sotme plenare u mbyllën.
/rtsh.al/