E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja e Ristanit me Shoqërinë Civile, si dhe me dy anëtarët e KQZ-së

Bledar Hoti

Mbledhja

Shtyhet për 24 orë vendimi për pranimin e kërkesës së mbi 56 mijë firmëtarëve

BLEDAR HOTI

Debatet e ashpra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shtyjnë për 24 orë vendimin për pranimin ose jo të kërkesës së AKIP për referendumin për importin e plehrave. Argumentet tejet të forta e mbi baza ligjore të dy anëtarëve, Dëshira Subashi dhe Artan Lazaj, kundër procedurave të KQZ-së, që sipas tyre janë antiligjore, kanë detyruar katër anëtarët e mazhorancës në këtë institucion, të kryesuar nga Arben Ristani të tërhiqen 24 orë para shpalljes së vendimit final. Për më shumë se një orë e gjysmë, shtatë anëtarët kanë debatuar në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të KQZ-së, e cila ka dërguar drejt laboratorit të Policisë Shkencore verifikimin e kampionëve të mbi 56 mijë firmave në mënyrë jo transparente. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, ka bërë të ditur se falsifikimet e firmave janë me mijëra, por sipas tij nuk cenojnë kushtin prej 50 mijë firmash, të nevojshme për kryerjen e referendumit. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, u shpreh se procedura e ndjekur është jo transparente dhe në kundërshtim me Ligjin për Kodin e Procedurës Administrative. Mendoj se duhet të kishte një shkresë të firmosur nga kryetari dhe nënkryetari i KQZ-së fillimisht për tju drejtuar Policisë Shkencore. Por kjo nuk ka ndodhur, ka një vit që nuk aplikohet një procedurë e tillë, theksoi Subashi. Nënkryetarja e KQZ-së theksoi gjithashtu se në çështjet e një procedure administrative vendimmarrëse, pa mbërritur në vendimmarrje përfundimtare, institucioni i administratës kur vendos për ekspertiza dhe për disa procedura, duhet ti bëjë në prani të palës së interesuar, në mënyrë publike, përveç rastit kur kemi të bëjmë me ndonjë sekret shtetëror. Në rastin konkret, skemi të bëjmë me një të tillë, pra sekret shtetëror. Fillimisht ky ka qenë edhe argumenti i mbajtur nga anëtari Artan Lazaj, i cili ka replikuar jo pak me kryekomisionerin Arben Ristani. Nëse nuk kemi respektuar procedurat ligjore, të gjitha këto janë nul, skanë vlerë ligjore, theksoi Lazaj. Ndërsa Ristani ka anatemuar nismëtarët, duke theksuar se deri dje, na keni sulmuar për votimin familjar, tani ju të njëjtën gjë po bëni dhe me këto firma. Ne nuk mund të veprojmë me dy standarde. Debatet nuk kanë munguar as midis Ristanit dhe publicistit Fatos Lubonja, një ndër përfaqësuesit e AKIP-it. Edhe pse pesë anëtarët – Subashi, Zguri, Varfi, Osmanaj dhe Lazaj ishin pro, pasi u plotësua kushti me 50 mijë firma, katër përfaqësues e mazhorancës në këtë institucion u tërhoqën për konsulta. Pas gjysme ore konsultimi, Ristani tha se vendimi do të merret nesër (sot). Sipas burimeve mësohet se veç pranimit të kërkesës për referendum, në vendim do të kërkohet dhe ndëshkimi penal i falsifikuesve të firmave. Për këtë pritet të kërkohet që të pastrohen firmat e dyshimta nga lista e propozuesve.

Tabela

Pretendimet e KQZ-së

Nga kampioni i dërguar, laboratori shkencor i Policisë saktëson se nga 147 firma, 70% e tyre janë të falsifikuara

KQZ konfirmon këto shifra: nga 65.649 nënshkrime, 1470 u mungon atësia; 3455 janë të shënuara pa germa kapitale, 994 pa ID, 218 firma kanë pasaporta të vjetra dhe probleme të tjera janë 2301 firma. Pra, gjithsej, 8438 firma.

Debatet në mbledhjen e KQZ-së

Fatos Lubonja: A mund të flas edhe unë këtu?

Arben Ristani: Përse do flisni në emër të tyre?

Fatos Lubonja: Po do flas në emër të tyre, por besoj dhe në emrin tim.

Arben Ristani: Do flisni të gjithë, edhe ju të tjerët?

Fatos Lubonja: Unë po ndjek diskutimet dhe kam komentin tim apo…

Arben Ristani: Po koment përse?

Fatos Lubonja: Është mbledhje e hapur apo jo? Dua të bëj komentin tim, meqë është e hapur për të dhënë opinione.

Arben Ristani: Jo, mo jo. Atëherë ju keni paraqitur një kërkesë. Zhvilluam një pyetje e përgjigje, dikush nga ju duhet të fliste në emër të të gjithëve.

Fatos Lubonja: Neve zoti kryetar, nuk mund ti bëjmë diskreksion ashtu siç doni ti bëni ju çështjes që dëgjojmë këtu. Ne jemi shoqëri civile dhe siç e dini, jetojmë në një shoqëri ku problemi i madh është kredibiliteti i institucioneve…

Arben Ristani: Sjemi këtu për kredibilitetin e institucioneve. Ju lutem. Keni ndonjë gjë për kërkesën.

Fatos Lubonja: Një minutë, se kam pyetjen që bëri ai atje (Lazaj). Se këtu po bëhet hetuesi e hetuesisë.

Arben Ristani: Lidhur me kërkesën, ju lutem.

Fatos Lubonja: Zotëri, juve nuk mund të më ndërprisni fjalën, të flisni si të doni ju, e të mos flasim si duam ne.

Arben Ristani: Atëherë unë jam këtu të mbaj rregullin në seancë, e drejta juaj këtu është vetëm të paraqisni kërkesën tuaj për atë qeni keni ardhur.

Fatos Lubonja: Në raport me kërkesën, krijoj përshtypjen shumë të rëndësishme përtej asaj se kush merr vendime për të çuar në ekspertizë firmat e njerëzve, atëherë kur duhet të merret një urdhër për tu ndaluar një gjë, sepse dihet qëndrimi i mazhorancës që foli kaq gjatë, ishte se ju i keni çuar atje dhe po të bëjmë proporcionalitetin, dalin 70 për qind firma false. Ai këtë po kërkon apo jo? Duhet kredibiliteti i atyre që bën ekspertizën, i atij që e çon dokumentin tek ekspertiza. I gjithë problemi këtu është mungesa e kredibilitetit që bën transparente ekspertizën.

Arben Ristani: Keni pretendim që firmat sjanë të falsifikuara.

Fatos Lubonja: Kemi pretendimin se gjyqtari që do të na vërtetojë se janë apo jo të falsifikuara firmat, nuk ka kredibilitet.

Vera Shtjefni: Rreth 70 për qind e firmave është e falsifikuar, sipas raportit të policisë shkencore. Akti ligjor i policisë vërteton të kundërtën. Nuk e di se si mund ti shmangë KQZ gjithë këto shkelje të konstatuara në emër të një të drejte, askush nuk e konteston, është një arritje që qytetarët të gjejnë instrumentet e tyre për të drejtat e tyre. Por nuk duhet që ky lloj instrumenti të mos plotësojë kriteret ligjore. Mua më rezulton se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore.

Artan Lazaj: Asnjë nuk e ka kundërshtuar vlerën shkencore, por rruga në të cilën ka ndjekur institucioni ynë është komplet joligjore. Ligji ngarkon që të mblidhemi ne si KQZ dhe të vendosim.

Arben Ristani: Pse nuk e keni kërkuar një gjë të tillë? Pse nuk e keni kërkuar që të përcaktoheshin rregullat?

Artan Lazaj: Po ju, pse nuk e keni kërkuar?

Arben Ristani: Unë nuk e kam kërkuar, se nuk e kam vlerësuar, ju që e vlerësoni, pse nuk e keni kërkuar?

Artan Lazaj: Ti je eksperti kryesor i kësaj çështjeje. Kur ta drejtoj unë, atëherë do ta shikoje.

Arben Ristani: Një sekondë, ligji të ngarkonte, të jepte të drejtën, pse nuk e keni kërkuar?

Artan Lazaj: Ty të vrasë ndërgjegjja, se ke shkelur ligjin, jo të të vrasë ndërgjegjja se pse unë nuk e kam kërkuar. Ne kemi eliminuar transparencën.

Arben Ristani: Mos bëj si i interesuar, ta shpjegoj unë këtë, ti deri dje ske qenë i interesuar, pse e bën tani, kjo do të thotë se sjemi në shkelje të ligjit

Artan Lazaj: Unë i inte

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›