E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, 26 parti i kërkojnë PD e PS ndryshim sistemi

Gjate tryezes se djeshme te partive te vogla

Krerët e partive të vogla politike kanë zhvilluar dje një tjetër tryezë me qëllimin për të ngritur zërin ndaj shpërfilljes që iu bë kërkesës së tyre për korrektimin e sistemit zgjedhor.
Kryetarët e partive të koalicionit të djathtë dhe atij të majtë, në një kohë kur u kërkua një tjetër shtyrje e mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, kanë apeluar sërish ndaj Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për të pranuar kërkesat e firmosura në datën 23 prill të këtij viti. Pas dorëzimit të deklaratës së nënshkruar nga 26 partitë e vogla, si garanci ata morën kundërfirmën e Kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama, por në Komisionin e Reformës propozimet nuk u shqyrtuan. Të vegjlit kërkuan që kërkesat e tyre të përfshihen në punën e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, në mënyrë që përfaqësimi në Kuvend të bazohet në barazinë e votës. Krerët e 26 partive të vogla miratuan dje një deklaratë të dytë, me anë të së cilës u kërkojnë partive të mëdha që ti qëndrojnë angazhimit të tyre të datës 23 prill 2012.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi dje se Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të marrë në shqyrtim draftin e paraqitur nga partitë e vogla, i cili u firmos edhe nga PD-PS. Deklarata e grupimit politik të 26 partive, ku përfshiheshin dhe partitë kryesore PD e PS, e datës 23 prill 2012, përmban të materializuar shqetësimin tonë dhe kërkesat kryesore në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor. Të shqetësuar nga vonesat e deritanishme të krijuara në punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe, sidomos me mosrespektimin e kërkesave që janë nënshkruar në deklaratën e përbashkët të lartpërmendur të 23 prillit, me anë të kësaj deklarate kërkojmë edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të deklaratës së 26 partive. Një reformë zgjedhore të plotë, e cila të sigurojë vendosjen e barazisë ligjore midis subjekteve zgjedhore, transparencën e plotë nëpërmjet garantimit dhe përdorimit efikas të së drejtës për vëzhgim, monitorimin dhe akses të plotë për çdo aspekt të procesit zgjedhor dhe, në mënyrë të veçantë garantimin e së drejtës së kontestimit të aspekteve të numërimit nga çdo subjekt zgjedhor dhe përdorimit të instrumenteve ankimorë, administrativë dhe gjyqësorë, deklaroi Mediu.
Presioni
Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se reforma duhet të krijojë besim të qytetarët se vota e tyre do jetë e barabartë dhe do të lexohet në mënyrë transparente, si dhe duhet të përfundojë brenda afateve.
Mbështes shqetësimin e të gjithë kolegëve në të dyja aspektet e rëndësisë. Së pari, të jetë reformë që të krijojë besimin te të gjithë qytetarët se vota e tyre do jetë e barabartë dhe do lexohet në mënyrë transparente. Dhe çështja tjetër po kaq e rëndësishme, është përfundimi i reformave brenda muajit korrik, sepse jemi kundër angazhimeve që kemi marrë edhe në raport me BE, që kemi ndërmarrë edhe para zgjedhjes së Presidentit,- deklaroi Meta. Në këtë linjë, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, pohoi se është shumë i rëndësishëm garantimi i barazisë së votës. Nuk kemi të reja, veç të shprehim vullnetin për të këmbëngulur që PD-PS të binden se është një standard europian barazia e votës, theksoi Milo. Ai kërkoi që partitë e vogla tu bëjnë presion aleatëve të mëdhenj, në mënyrë që ato të detyrohen të respektojnë angazhimet e tyre. Skënder Gjinushi, kryetar i PDS-së, pohoi se qëllimi i tryezave apo apeleve ndaj të mëdhenjve nuk ka si qëllim mbrojtjen e interesave të partive, por të lirisë së votës. Gjinushi theksoi se sistemi zgjedhor duhet të korrektohet dhe votat duhet të numërohen elektronikisht. Jemi mbledhur disa herë, nuk mbrojmë interesat e disa partive, por garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, garantimin e barazisë në votë. Një qytetar të japë një votë, kjo garantohet me futjen e teknologjive. Të korrigjohet sistemi zgjedhor dhe vota të numërohet elektronikisht, theksoi Gjinushi.

Propozimet e partive të vogla
. Një reformë zgjedhore të plotë, e cila të sigurojë vendosjen e barazisë ligjore midis subjekteve zgjedhore.

. Transparencën e plotë nëpërmjet garantimit dhe përdorimit efikas të së drejtës për vëzhgim, monitorimin dhe akses të plotë për çdo aspekt të procesit zgjedhor dhe në mënyrë të veçantë garantimin e së drejtës së kontestimit të aspekteve të numërimit nga çdo subjekt zgjedhor dhe përdorimit të instrumenteve ankimorë, administrativë dhe gjyqësorë.

. Përmirësimin e formulës së shpërndarjes së mandateve, që garanton barazinë e votës në përputhje me Kushtetutën e standardeve të garantuara, në mënyrë që sistemi zgjedhor të fitojë natyrën e tij të proporcionalitetit pa deformime, në mënyrë që çdo parti të marrë mandatet në përputhje me votat e fituara.

. Aplikim i një formule që realizon një ndarje të plotë proporcionale brenda koalicionit në nivel rajonal.

. Korrektim për ndarjen e mandateve në nivel kombëtar.

. Ulje e pragut elektoral në 2% të partive që konkurrojnë më vete dhe 4% për koalicionet.

. Akses të plotë për vëzhgimin e procesit zgjedhor nga të gjitha subjektet konkurruese.

. Regjistrimin e grupimeve zgjedhore brenda një koalicioni.

. Regjistrimin e listave shumemërore të kandidatëve të koalicioneve.

Bashkëkryetari socialist reagon pas takimit të të vegjëlve
Gjiknuri: PS gati të ndryshojë sistemin, tani të flasë edhe PD

Damian Gjiknuri

Partia Socialiste reagon pas deklaratës së përbashkët të miratuar në tryezën e partive të vogla. Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, shprehet se PS-ja është e hapur të diskutojë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij, këtë qëndrim selia rozë e ka artikuluar edhe më parë. Të gjithë janë dëshmitarë që Partia Socialiste ishte shtytësja e procesit të numërimit elektronik, që fatkeqësisht, në mënyrë të njëanshme edhe nga ajo paketë e miratuar me konsensus, u hoq dorë me pretekste apo sebepe që diheshin më parë. Të gjithë e dinë shumë mirë qëndrimin tonë publik, që kemi qenë të hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor dhe vazhdojmë ti qëndrojmë me forcë korrektimit të sistemit zgjedhor, u shpreh Gjiknuri në një deklaratë për mediat. Por në të njëjtën kohë kërkoi që për këtë çështje të flasë edhe Partia Demokratike, pasi është selia blu ajo që nuk e pranon ndryshimin e sistemit. Që fjalët tua lënë vendin veprave, është koha që PD të deklarohet publikisht që  është e hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor apo jo. PS këtë çështje do ta bëjë pjesë të tryezës së reformës zgjedhore. Është koha që Shqipërisë ti japim një ligj të mirë zgjedhor, që adreson transparencën, barazinë e votës dhe zgjedhjet e lira, deklaroi deputeti socialist.

Ndoka: I zhgënjyer nga PS
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shpr

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›