Halimi: Prokurorët, 15 % me shkelje

Ministri i Drejtësisë, Halimi, dje në Komisionin e Ligjeve
Ministria e Drejtësisë vlerëson se gjysma e prokurorëve që i janë nënshtruar inspektimit për vitin e kaluar kanë kryer shkelje procedurale. Kreu i këtij dikasteri, Eduard Halimi, tha në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve se nga 315 prokurorë në të gjithë vendin, 30% e tyre kaluan në sitën e Drejtësisë në vitin 2011. Prokurori i Përgjithshëm, vetëm në një rast ka reaguar pas inspektimeve. Nga 315 prokurorë, ka rezultuar nga inspektimet, se 15% prej tyre kanë shkelje disiplinore. Ju të gjithë këtu dhe unë i pari do të ishim shumë të lumtur nëse do të kishim një Prokurori që të thoshte se 85% funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Kaq ka thënë raporti. Unë nuk kam analizuar punën e 315 prokurorëve, se nuk e kam këtë mundësi që ti fus të gjithë në sitë, por kam kontrolluar vetëm 30% prej tyre, dhe nga këta, 50% kanë dalë me shkelje, u shpreh Halimi. Sipas tij, Prokuroria nuk mund të dilte dhe të thoshte që sjam dakord që të më kontrollojë Ministria, e ka fajin Gjykata, e ka fajin Ministria, e ka fajin KLSH që më sjell kallëzime, e ka fajin ILDKP që më sjell kallëzime, e ka fajin Gjykata që nuk mi pranon ankimet.
Opozita
Por gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë janë kundërshtuar nga deputetët e Partisë Socialiste. Pandeli Majko dhe Sajmir Tahiri deklaruan në mbledhjen e Komisionit se puna e Eduard Halimit është e paragjykuar për shkak se ai një vit më parë ishte drejtuesi i Komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit dhe nga ky pozicion ka lëshuar akuza të forta për organin e akuzës. Në thelb, ne si komision nuk jemi të interesuar të dëgjojmë vetëm një palë, e cila në opinionin tim është e paragjykuar. Ju, në pozicionin e ministrit të Drejtësisë keni ardhur pasi keni qenë kryetari i një komisioni hetimor parlamentar dhe që e keni akuzuar prokuroren e Përgjithshme për grusht shteti. Ne duam një raport për luftën kundër krimit të organizuar, jo vetëm statistika. Ajo që kuptoj unë nga raporti është që mënyra juaj dokumentare dhe procedurale e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme është zero, tha Majko. Ndërsa Tahiri theksoi se në vitin 2011, kur keni bërë inspektimin, ju personalisht keni qenë një kontribuues aktiv në cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Nuk flas këtu pse keni drejtuar një komision hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit, nuk flas as për akuzat joetike të prokurores së Përgjithshme. Unë nuk kam asnjë dashuri, ndaj jush jo e jo, por as ndaj Prokurorisë. I pyetur nga deputetja Hysi mbi përmbajtjen e raportit Halimi tha se nëse ti thua se e ka gabim ministri që më kontrollon, sigurisht kjo në radhë të parë dekurajon prokurorët e ndershëm, i jep krah prokurorët devijant se thotë e bëri prokurori i Tiranës pse mos ta bëj edhe unë këtu. Është shumë e rëndësishme që të këtë raport të mirë me inspektimit sepse inspektimi nuk është për ti vënë minat Prokurorisë. Jo, është për ti hapur sytë sepse nuk mundet që një institucion të kontrollojë vetveten.
Debati në Komision
Pandeli Majko: Në thelb, ne si Komision nuk jemi të interesuar të dëgjojmë vetëm një palë, e cila në opinionin tim është e paragjykuar. Ju, në pozicionin e ministrit të Drejtësisë, keni ardhur pasi keni qenë kryetari i një komisioni hetimor parlamentar dhe që e keni akuzuar prokuroren e Përgjithshme për grusht shteti. Unë nuk pres këtu një histori rozë, por jam i habitur nga fjalori se si ju e përshkruani punën e Prokurorisë së Përgjithshme. Keni një President që e keni zgjedhur vetë, keni një prokurore të Përgjithshme që e keni zgjedhur vetë, dhe na vini këtu e na bëni spektakël. Ajo që kuptoj unë nga raporti është që mënyra juaj dokumentare dhe procedurale e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme është zero.
Ilir Rusmali: Gjetjet dhe konstatimet tuaja janë shumë serioze dhe në fakt ne duhet ti trajtojmë si mjaft serioze dhe shqetësuese. Në qoftë se dje prokurorja e Përgjithshme donte të na sensibilizonte për tu rënë kambanave të alarmit për situatën në Drejtësi, sot ne kemi motiv shumë të fortë të mbështetur në fakte të pakundërshtueshme për tu rënë kambanave të alarmit për situatën në Prokurori.
Eduard Halimi (ministër i Drejtësisë): Prokuroria nuk mund të dilte dhe të thoshte që sjam dakord që të më kontrollojë Ministria, e ka fajin Gjykata, e ka fajin Ministria, e ka fajin KLSH që më sjell kallëzime, e ka fajin ILDKP që më sjell kallëzime, e ka fajin Gjykata që nuk më pranon mua ankimet.
Ilir Rusmali: Bashkëpunim nuk do të thotë korporatë, se e kishim për zemër fjalën korporatë dje. Bashkëpunim do të thotë që secili bën detyrën e vet me përgjegjshmëri dhe ndihmon funksionimin e institucioneve duke qenë kritik ndaj tjetrit. Kritika është bashkëpunim, nuk është ortakëria bashkëpunim. Ca e duan korporatë, me sa duket.
Sajmir Tahiri: Në vitin 2011, kur keni bërë inspektimin, ju personalisht keni qenë një kontribuues aktiv në cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Nuk flas këtu pse keni drejtuar një komision hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarin, nuk flas as për akuzat joetike të prokurores së Përgjithshme. Unë nuk kam asnjë dashuri, ndaj jush jo e jo, por as ndaj Prokurorisë.
Dashnor Sula: Shyqyr.
Ilir Rusmali: Na rrëfe dashuritë që ke tani, mos na e lër përgjysmë. Na rrëfe dhe urrejtjet. Mos na e lër kështu.
Sajmir Tahiri: Lufta politike edhe brenda maxhorancës ka prodhuar efekt në funksionimin e institucioneve dhe ka cenuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Këtu fus edhe gjykatat. A e shikoni veten, përtej këtij inspektimi, përgjegjës si ministër në detyrë në cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë?
Ilir Rusmali: Unë refuzoj të gjitha komentet e palejueshme që kolegu Tahiri bëri, sepse përndryshe do ta bënim objekt debati për dashuritë dhe urrejtjet e Tahirit. Është e pamundur që të reagohet në këtë mbledhje lidhur me komentin e palogjikshëm të ODIHR-it…
Shega Ligori: Të Tahirit, jo të ODIHR-it.
Ilir Rusmali: … të Tahirit. Më mungon reforma zgjedhore. Është zhdukur Damiani. Është e drejtë, skemi çi bëjmë. Zoti Tahiri, komenti juaj i urrejtjes ndaj ministrit është i pavend. Komenti i urrejtjes ndaj ministrit për Komisionin hetimor për ngjarjet e 21 janarit është koment urrejtjeje ndaj Parlamentit. Kuvendi, me vullnetin e tij sovran, ka vendosur të ngrejë një komision hetimor tek i cili të gjithë duhet të ishin të angazhuar. Ju e urreni Parlamentin.
Gjoba ndaj Ina Ramës bllokoi buxhetin e akuzës

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama
TIRANE Gjobitja e prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, nga përmbarimi privat për shkak të moszbatimit të vendimeve të gjykatave për kthimin në punë të prokurorëve të shkarkuar padrejtësisht, ka shkaktuar bllokimin e buxhetit të Prokurorisë për disa ditë. Më 23 prill 2012, përmbari