E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Balla-Pollos: Ke marrë rryshfete, dosjet do i dërgojmë në Prokurori

TIRANE- Deputeti socialist Taulant Balla në interpelancën e kërkuar me ministrin e Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo për abuzim me detyrën, marrje ryshfeti dhe favorizime në dhënin e lejeve për fibrat optike në vend.

“Në fillim Pollo mori OK nga Berisha për të bërë tenderimin e kompniasë me koncensionet. Ndërkohë një ministër tjetër kishte marrë leje. Saliu është në siklet rryshfeti ëhtë marrë dhe qeveria shtë në luftë. Pollo ju keni shkelur ligjin së pari me kriteret e vendosura ju keni larguar kompani shqiptare, Së dyti fituesit Pollo do ti japë dhuratë një licencë tjerët një e drejtë e përdorimit të frekuencave 310 352 mg herz që ksuhton 12.5 milion eruo. Pollo ka marrë rryshfet 1.2 milion eruo rryshfet. Dëmi që i shkaktohet Shqipërisë nuk ësshtë 12.5 milion euro, por 50 milon eruo nga katër licenscat e dhëna nga Pollo”,- deklaroi Balla.

Minsitri Pollo duke iu përgjur theksoi se Minsitri do të realizojë një garë ndërkombëtarëe për të dhënien e të lejes për fibrat optike.

“Kemi vendosur të hapim një garë koncensionare për të ftuar kompani ndërkombëtare. Këtu nuk ka kufizime, duhet të kesh përvojë dhe nuk do lejomë kompani fantazëm, ne duam një kompani botërore me shëndet financiar. Për të patur një operator të ri kundrejt operatorëve në treg”,- thekson Pollo.

Si replikë deputeti socialist Taulant Balla theksoi se opozita dosjet do i dërgojë Prokurorisë i takon shkeljeve ligjore të minsitrit.
“Ti merresh vesh qartë kur gënjen se të skuqen veshët ti ke vjedhur xhepa. Unë të pyeta sa eshtë shuma e rryshfetit që ke marrë dhe Berisha ka dije, a ke diskutuar, a ke llogari bankare në Qipro. Jep dorëheqjen po ky është akt moral dhe kjo qeveri se ka, dhe aftësia për të shkarkaur Berisha është akt që nuk shkon”

TOPALLI: BALLA DHE TAHIRI PADITEN PËR SHPIFJE
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë seancës së sotme bëri me dije se ndaj dy deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Saimir Tahiri janë ngritur dy padi për shpifje në sallën e Parlamentit.
"Do të jeni në gjyq për shpifje dhe përbaltje që hidhni në Kuvend. Ka një rregullore dhe ka një ligj. Çdo gjë që ju duket se ju shkon në bursën e krediteve, në atë të shpifjeve ju bën dëm edhe juve, edhe Kuvendit. Ju keni gjetur rrugën tuaj, megjithatë ju them se në gjyq do jeni njëri më datë 31 dhe tjetri më datë 26. Fletë-padinë e kam në zyrën time, nuk ka procedurë",- deklaroi Topalli.

Njoftimi i përcjellë në seancë nga kryetarja e Kuvendit erdhi pas akuzave për korrupsion që deputeti i PS-së, Taulant Balla i drejtoi ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit Genc Pollo, pas një interpelance që ky i fundit zhvilloi sot në Parlament me kërkesë të deputetit të PS, Taulant Balla .

NAÇO:OPOZITA DO TË PËRFITOJË POLITIKISHT NGA AKSIDENTI NË BULQIZË
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço, nw seancwn e sotme ku infromoi Kuvendin për aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në minierën e Bulqizës, akuzoi opozitën se po kërkon të përfitojë politikisht nga kjo ngjarje.

Duke renditur kronologjikisht vendimet e marra nga METE në kuadër të masave mbrojtëse për garantimin e sigurisë në këtë minierë, ministri Naço tha se më 3 qershor 2011 kishte urdhëruar kontrollin e marrëveshjes së shoqërisë koncesionare ACR, ndërkohë që më 4 korrik 2011 ishte urdhëruar ushtrimi i një kontrolli në minierë për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.

"Urdhëri ishte i qartë dhe i prerë dhe për zbatimin e tij u ngarkuan ekspertë të RISHM-t dhe të METE-s. Pas kësaj kanë ardhur konkluzionet e para dhe me urdhërin e datës 20 korrik 2011 kërkova pezullimin e pjesshëm të lejes minerare të dhënë më 2002-n kompanisë ACR",- deklaroi Naço.

Ai vijoi informimin e deputetëve, duke bërë të ditur se më 27 korrik 2011 aplikoi penalitete ndaj kompanisë ACR, ndërsa më 10 gusht 2011 urdhëroi ndërprerjen e prodhimit në minierën e kromit dhe marrjen e masave për rehabilitimin e saj. Masat e marra vijojnë më tej me urdhërin e datës 5 gusht të METE-s, ku kërkohej shlyerja e detyrimeve nga ACR.

NIS SEANCA
Ora 11:00 Parlamenti pritet të mblidhet sot në seancën e zakonshme ku në rend të ditës është parashikuar miratimi i një sërë ligjesh.

Ndryshe nga seancat e mëparshme ditën e sotme nga ligjet me shumicë të cilësuar votash është parashikuar vetëm p/ligji për ngritjen e Gjykatës Admnistrative.

Kuvendi ka shtyrë disa seanca rresht miratimin e ligjeve me 3/5 sic janë ndryshimet në Kodin Doganor, kodin ajror, por këto p/ligje nuk janë parashikuar seancën e sotme.

Në rend të ditës është parashikuar sot edhe një interepelancë me ministrin e informacionit Genc Pollo, kërkuar nga deputeti socialist Taulant Balla.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kuvend, Balla-Pollos: More rryshfet, dosjet do i dërgojmë në Prokurori

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›