Greqi, Përleshje mes protestuesve dhe anarkistëve
ATHINE- Përqendrimet e njerëzve janë po aq të mëdha sa edhe dje. Mijëra protestues kanë mbushur qëndrën e qytetit qytetit duke kundërshtuar politikën ekonomike të qeverisë.
Ashtu si dje, persona me maska dhe helmeta në kokë, qëlluan me koktejle Molotov dhe objekte të forta mbi policinë, e cila kundërpërgjigjet me kimikate.
Edhe nëpër rrugët pranë sheshit persona të maskuar kryen akte vandale duke thyer e djegur objekte të ndryshme në dyqanet aty pranë.
Një grup i përbërë nga rreth 250 të rinjë anarkistë janë përleshur me protestuesit në momentin që të parët tentuan të provokojnë forcat speciale MAT duke hedhur gure dhe bomba molotovi.
Forcat speciale përdorën gaz lotsjellës kundër grupi të të rinjve të maskuar.
(e.m/BalkanWeb)