Shoqërohet në polici nipi i Haxhi Qamilit, kërcënoi Topallin
TIRANË- Shoqërohet në polici Fiqiri Xhameta, nipi i Haxhi Qamilit pas intervistës së dhënë një ditë më parë për Gazetën Shqiptare me deklarata kërcënuese ndaj kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Mësohet se Xhameta mesditën e djeshme është thirrur në Komisariatin numër 6 , ku është pyetur lidhur me deklaratën e tij se Topalli është futur në gjak me fisin e tij pas përgjigjes që i dha Presidentit Topit.
I kontaktuar nga ‘Gazeta Shqiptare’, Xhameta tha se edhe para policisë nuk i hiqte asnjë presje kësaj deklarate.
Sipas nipit të Haxhi Qamilit, Fiqiri Xhameta kryeparlamentarja Topalli ka shkelur Kanunin dhe është futur në gjak me fisin e tij, kjo sipas tij pasi “është fyer rëndë një i vdekur dhe asnjë Kanun në Botë nuk e fal këtë akt”.
Ndërkohë Xhameta rrëfen se i është përgjigjur menjëherë thirrjes policisë për tu për të dhënë shpjegime lidhur me kërcënimet në emër të Kanunit.
Pasardhësi i Haxhi Qamilit vijon më tej duke treguar se u kishte thënë policëve që të abuzohej me emrin e Haxhi Qamilit pasi kjo ishte bërë e padurueshme për të.
Xhameta kërkon që Topalli të kërkojë falje publike dhe të tregojë faktet pse Haxhi Qamili ka qenë tradhëtar.
Xhameta thekson se brenda pak ditësh do të përpilohet edhe një padi civile ndaj kryetares së Kuvendit.
Emri i Haxhi Qamilit u përmend nga kryetarja e Kuvendit në përgjigje të kreut të shteti Topi, ku ai theksoi pak ditë më parë nga Shkodra se “kryeparlamentarja duhet më parë të mësojë artin e komunikimit”.
Topalli reagoi duke theksuar se flet “me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”.
(e.m/BalkanWeb)