E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja e grupeve, ekzekutohet shqiptari

ATHINE - Nje 23-vjecar shqiptar eshte vrare ne Greqi, ndersa dyshohet qe motivi i krimit te jene perplasjet mes grupeve ne zonen e Athines. Sipas burimeve te policise, ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen Kolono, te kryeqytetit grek, ku viktime e nje ekzekutimi me 20 plumba ka mbetur Enea Kalemi, banor i qytetit te Sarandes. Po te njejtat burime policore kane bere te ditur se shqiptari eshte ekzekutuar nga dy arme, gje qe shpjegon se ekzekutoret mund te kene qene dy, persona qe tani jane vene ne kerkim nga policia. Nderkohe qe uniformat blu te Athines, jane duke hetuar per autoret e mundshem te ketij krimi. Nje nga pistat e mundshme te vrasjes se 23-vjecarit eshte ajo e larjes se hesapeve mes grupeve kriminale.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›