E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet inxhinieri grek, ne kerkim autoret

TIRANE - Rrihet inxhinieri i nje kompanie celulare ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur duke gdhire dita e diel ne rrugen e Durresit, ne Tirane. Vasilis Milionis denoncon se eshte goditur nga persona te paidentifikuar rreth ores 02:10 minuta, qe, sipas tij, nuk i njihte. Nderkohe qe ne polici, 33-vjecari ka deklaruar se e kane rrahur per racizem, nderkohe qe me vete i jane gjetur shuma prej 100 eurosh, si dhe telefoni i tij celular, qe, sipas policise, eshte thene se rrahja nuk ka pasur qellim grabitjen. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:10 te mengjesit te rruga e Durresit, ne afersi te bllokut te ambasadave, kur Vasilis Milionis, nenshtetas grek, me detyre inxhinier, eshte rrahur nga dy persona. Edhe pse me fraktura te ndryshme ne trup dhe ne koke, Milionis ka mundur te marre ne telefon sherbimet e policise, te cilet kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›