E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasja e turmave me policinë-Protestuesit gjeorgjianë: Po mbrojmë demokracinë

Protestuesit gjeorgjianë kanë dalë në rrugët e Tbilisit duke thënë se po punojnë për të “mbrojtur” demokracinë në Gjeorgji.

Një prej protestuesve, Nikoloz Miruashvili shprehet për Reuters se po proteston për një “arsye të thjeshtë – për të mbrojtur vendin nga zgjedhjet e manipuluara” – një pretendim që kryeministri i ri e mohon.

“Ne kemi bërë gjithçka në fuqinë tonë deri tani për të treguar se dëshirojmë një të ardhme evropiane. Pra, tani, ne do të mbrojmë veten, vendin tonë, njerëzit tanë dhe më e rëndësishmja të ardhmen tonë”, shprehet protestuesi.

Ndërkohë, Lana Lagvilava thotë se protestuesit po “rrezikojnë jetën sonte sepse duan të jenë pjesë e Evropës. Ne duam të jemi pjesë e zhvillimit. Ne duam të jemi pjesë e qëndrueshmërisë dhe duam të jemi pjesë e jetës më të mirë”

Mariam Tskitishvili shton se Gjeorgjia “meriton të jetë e lirë nga regjimi rus që na ka ndjekur për shumë shekuj”.

Më herët, BBC transmetoi se protestuesit po mbrohen me çadra ndërsa policia kërkon të shpërndajë turmën përmes boteve të ujit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›