E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pengesa ndaj ndihmave në Gazë, diplomati i lartë gjerman: Izraeli s’mund të justifikohet dot

Diplomati i lartë gjerman Tobias Lindner ka deklaruar se Izraeli nuk ka asnjë justifikim për të penguar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës

Përpara konferencës në Kajro mbi këtë temë, Linder tha se vendi duhet “më në fund të mbajë premtimet e tij për të mundësuar ndihmën humanitare në Gazë dhe për të lejuar akses të mjaftueshëm humanitar në çdo moment”, thotë Tobias Lindner, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, në një deklaratë të botuar përpara udhëtimit të tij në Egjipt.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë. E drejta e Izraelit për vetëmbrojtje legjitime i gjen kufijtë e saj në të drejtat ndërkombëtare humanitare”, tha Linder.

Agjencia e OKB-së që merret me refugjatët palestinezë, UNRWA, njoftoi më herët sot se po pezullonte dërgimin e ndihmave të domosdoshme në Gazë përmes një pikë kalimi kyç, sepse situata ishte bërë “e pamundur”, për shkak të plaçkitjeve.

Izraeli nga ana e tij ka reaguar duke thënë se i lejon ndihmat e mjaftueshme në Gazë dhe fajësoi UNRWA-n dhe agjencitë e tjera për dështimin e dërgimit të saj.

Izraeli akuzoi UNRWA-n se ka lejuar Hamasin të depërtojë thellë në radhët e saj, duke përfshirë dhjetëra që morën pjesë aktive në masakrën e 7 tetorit në Izraelin jugor dhe miratuan legjislacionin për të ndërprerë lidhjet me agjencinë muajin e kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›