Perplasja me prokurorine, Nishani takon Ina Ramen

Tirane - Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, takon Prokuroren e Pergjithshme, per te shkrire akujt mes dy institucioneve. Kerkesa e organit te akuzes se Tiranes per pezullimin e komisar Krenar Ahmetit, si shef i Policise Rrugore dhe zevendesimi i tij i djeshem, ka bere qe kreu i dikasterit blu te zhvilloje nje vizite ne zyren e Ina Rames. Por burime nga institucioni i akuzes kane bere te ditur dje, per gazeten "KJ", se "Ahmeti" nuk ka qene tema e vetme e bisedimeve dyoreshe te takimit koke me koke. Zyrtare te Ministrise se Brendshme kane qene te rezervuara ne lidhje me dhenien e informacioneve per kete takim. Gjate bisedimit te dy drejtuesve te larte te dikastereve te rendesishme, mesohet se eshte diskutuar dhe per arrestimin e Arben Isufajt, ose sic njihet ndryshe me pseudonimin "Ben Qimja", per te bere te mundur zbulimin e provave dhe venien e tij para drejtesise. Pas arrestimit te 37-vjecarit, u mesua se urdhri i Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes, ishte shfuqizuar nga Gjykata e Larte, dy jave para arrestimit.
Ka qene ora 12:30 e dites se djeshme kur, makina me targa zyrtare, e Ministrise se Brendshme, ka hyre ne oborrin e Prokurorise se Pergjithshme. Nga mjeti ka zbritur ministri Bujar Nishani, te cilin po e priste ne nje takim Kryeprokurorja Ina Rama. Takimi ka qene i mbyllur per medien, nderkohe qe ne zyre kane qene vetem kreret e dy institucioneve. Sipas burimeve te rezervuar, tema kryesore e bisedave kane qene ceshtjet "Ahmeti" dhe "Isufaj", si dhe bashkepunimi i ngushte me Policine Gjyqesore per provat. Takimi koke me koke ka vazhduar deri pas ore 14:00 dhe me pas makina me targa zyrtare eshte larguar ne drejtim te Ministrise se Brendshme. Te pyetur nga gazeta, burime zyrtare nga Prokuroria kane deklaruar se, "takimi mes Kryeprokurores Ina Rama dhe ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, ka qene zyrtar dhe ne te jane diskutuar tema, te cilat nuk mund te behen te ditura per shtypin". Po keshtu, dikasteri blu nuk eshte shprehur per kete rast, duke lene te kuptohet se ka qene jashte protokollit te perditshem.
Por burime te rezervuara nga Prokuroria e Pergjithshme kane bere te ditur se ne kete takim eshte diskutuar per shkrirjen e akujve mes dy institucioneve. Tema e pare e bisedimeve ka qene kerkesa per pezullimin e komisar Krenar Ahmetit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij, pas denoncimit te bere nga prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri. Nuk behet e ditur nese Nishani ka kerkuar zbutjen e perplasjes se krijuar mes dy institucioneve, apo pushimin e akuzes, pasi ai nuk ka kryer asnje shkelje. Por, ndaj ish- kryepolicit te pezulluar edhe nga drejtori Ahmet Prenci, ka bere denoncim edhe nje ish-punonjes policie. Pas pezullimit te dhene nga Gjykata e Tiranes, ish-shefi i Policise Rrugore ka apeluar vendimin, dhe eshte ne pritje te mases.