E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja per emrat PS shtyn mbledhjen e kryesise

Perzgjedhja e emrave kontradiktat shtyjne mbledhjen e kryesise. Kandidaturat PS mbledh sot kryesine

Partia Socialiste refuzoi hapur dje ftesen e bere dy dite me pare nga kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ne lidhje me dialogun e perbashket politik midis dy forcave kryesore ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Deputeti socialist Armando Subashi ne nje deklarate per mediat u shpreh se ftesa e bere nga mazhoranca nuk do te merret parasysh nga opozita derisa te plotesohet kerkesa e kesaj te fundit per riformatimin e KQZ-se. Nderkohe qe kryetari i grupit parlamentar te PD-se fton kryetarin tone te grupit per bashkepunim dhe gjetjen e nje gjuhe te perbashket e vullnet te mire ne ndihme te procesit zgjedhor zoti Ristani me urdher te Sali Berishes po mban peng formatimin e KZAZ-ve. Ky eshte nje fakt tjeter qe tregon se Saliu dhe veglat e tij nuk duan te zhvillojne ne Shqiperi zgjedhjet te lira te ndershme dhe te barabarta - tha Subashi. Ne te njejtin kontekst Subashi akuzoi KQZ-ne per mungesen e vendimmarrjes ne lidhje me emerimin e komisionereve te opozites ne KZAZ duke e cilesuar kete vonese si nje shkelje te hapur ligjorenga ana e KQZ-se. Eumlshte e pakuptueshme qe edhe pse kane kaluar disa dite ende nuk kemi nje vendimmarrje nga KQZ lidhur me emerimin e komisionereve te opozites ne KZAZ-ne. Kjo eshte nje shkelje tjeter flagrante e ligjit shume me e rende se ajo e emerimit te te ashtuquajturve te pavarur apo nga shoqeria civile - u shpreh Subashi. Nga ana tjeter deputeti i selise roze i kerkoi ndihme partnereve nderkombetare ne lidhje me kete situate ne nje kohe kur disa prej figurave me te larta te PS-se dhe te opozites i akuzuan vetem disa kohe me pare nderkombetaret per mungese te theksuar njohjeje te realitetit shqiptar madje perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela kerkoi largimin e tyre nga vendi. I bejme thirrje OSBE dhe partnereve nderkombetare te shprehen qarte dhe prere per kete situate antiligjore e cila jo vetem nuk i sherben permiresimit te frymes mes forcave politike ne respekt edhe te rekomandimeve te OSBE- ODIHR por perkundrazi e thellon me shume ate - deklaroi deputeti socialist Armando Subashi. Gjithashtu po dje ishte programuar te zhvillohej edhe mbledhja e kryesise se PS-se ne lidhje me zyrtarizimin e kandidateve te opozites per zgjedhjet e ardhshme vendore por kjo mbledhje nuk u arrit te mbahej. Burime prane selise roze thane se shkak per kete shtyrje ishin problemet qe jane paraqitur ne nje sere njesish te vendit ku ka pasur kandidatura te shumta dhe gjithashtu qejfmbetje. Kjo detyroi shtyrjen e mbledhjes se kryesise perderisa ende nuk jane zgjedhur dhe sheshuar plotesisht problemet me emrat zyrtare te kandidateve te opozites ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Po ashtu po sipas te njejtave burime mesohet se disa nga kandiaturat per bashkite me te medha te vendit tashme jane te konfirmuara. Keshtu eshte plotesisht i sigurt rikandidimi per here te katert i kreut socialist Edi Rama per Bashkine e kryeqytetit. Sic pritej ne Elbasan eshte rikonfirmuar kandidatura e Qazim Sejdinit i cili do te kete rival ne nje perballje te majte Durim Hushin. Ne Durres demokrati Ferdinand Xhaferraj do te rivalizoje me socialistin Vangjush Dako. Edhe ne Korce u rikonfirmua Niko Peleshi ashtu sic u rikonfirmua ne Vlore kreu per disa mandate ne kete Bashki Shpetim Gjika. Ne Pogradec Partia Socialiste rivendosi si kandidat te saj Artan Shkembin ashtu si edhe ne Gjirokaster ku strukturat e PS-se rizgjodhen Flamur Bimen. Nderkohe ne Lezhe selia roze flitet se do te kete perfaqesues te saj ish kreun e Bashkise sot deputet te saj ne kete zone Gjok Jaku dhe ne Lushnje do te kemi serish nje duel te majtesh ku perballe kreut aktual Albert Sanxhaku i LSI do te jete socialisti Fatos Tushe. Ende te pakonfirmuara mbeten disa qytete te tjera mes te cilave Berati Shkodra e Saranda.

Arsyet e verteta te rikandidimit te Rames

Kur kreu socialist Edi Rama u shpreh ne nje dalje te tij publike dy dite me pare se ai do te jete serish kandidatura e opozites per garen elektorale vendore ne Bashkine e Tiranes shume pak ishin ata qe u suprizuan. Ky rikandidim i kryesocialistit per te katerten here rradhazi kishte kohe qe ishte bere i ditur edhe pse jo zyrtarisht. Megjithese nje pjese e mire e deputeteve te selise roze nuk ishin dakord me kete rikandidim te katert te Rames per kreun e Bashkise me te madhe ne vend serish lideri i opozites nuk i mori parasysh keto kritika. Por perse Rama rikandidon per here te katert Pergjigja me e shpejte e dhene nga socialistet te afert me kreun e selise roze ishte se sipas tyre vetem lideri aktual i opozites perben emrin me te favorshem dhe te mundshem fitues nga e majta perballe nje kandidatura teper te forte dhe te bere zyrtare tashme nga mazhoranca si ajo e ministrit te brendshem aktual Lulzim Basha. Keshtu sipas socialisteve domethenie e pjeses mbeshtetese te Rames vetem kryetari i tyre eshte ai qe mund te konkuroje bindshem ne kete gare elektorale gje kjo qe te shtyn te mendosh nga ana tjeter se ne PS haset nje mungese e theksuar e figurave te tjera alternative qe mund te jene te gatshem per te garuar ne keto zgjedhje. Realisht ky opinion i perhapur nga keto zera brenda PS-se nuk eshte aspak bindes si per publikun ashtu edhe per vete socialistet pasi vetem duke menduar disa nga emrat e rendesishem qe ka ka kjo force opozitare brenda saj nuk mund te thuash se vetem kreu Rama eshte emri fitues i selise roze. Po ashtu nje menyre e tille arsyetimi sjell pasoja negative edhe per vete te majten ne teresi pasi paraqitja e kryesocialistit si kandidatura me e mire brenda tyre dhe njekohesisht e vetmja krijon idene se PS- ja nuk ka emra te tjere favorite dhe kjo sigurisht sjell nje ndikim negativ tek publiku dhe sidomos ne situaten aktuale parazgjedhore tek elektorati. Por ky nuk eshte i vetmi arsyetim i perdorur per te justikuar rikandidimin e Rames per here te katert rradhazi ne garen per kryetar te Bashkise se kryeqytetit pasi mjaft te dyshimta jane edhe vete arsyetimet e perdorura nga kryesocialisti ne daljen e tij publike te dy diteve me pare ne nje emisionin televiziv. Madje ato. qe e bejne me te dyshimte kete pjese. jane edhe vete deklarimet e disa deputeteve socialiste skeptike ndaj kreut socialist te cilet kishin supozuar dhe gjetur ne te njejten kohe edhe arsyet qe do te shpreheshin nga Rama per te justifikuar kete rikandidim te tij. Keshtu ne te vertete lideri opozites u shpreh dy dite me pare ne lidhje me ceshtjen e rikandidimit te tij se kjo gje po vjen nga kerkesat e vete qytetareve te cilet sipas Rames kane qene te shumta. Kjo deklarate e kreut socialist ishte paraprire nga deputeti socialist Kastriot Islami i cili ishte shprehur disa kohe me pare se edhe nese Rama kandidon serish do mundohet ta paraqese kete rikandidim te tij si nje kerkese te ardhur nga vete qytetaret dhe partia qe ai drejton. Kjo fraze e Islamit u vertetua nga vete kreu socialist ne daljen e tij publike ku deklaroi se - Une do ta marr persiper te qendroj kryetar i Bashkise se Tiranes per te gjithe ata qe e kerkojne kete gje nga une per te gjithe ata qe kane arritur te veshet e mi dhe per shume te tjere veterane apo te rinj njerez te afert apo te larget dhe kjo sigurisht eshte sot per mua nje detyrim qe e ndjej si pjese integrale te kesaj beteje per tu perballur ne cdo hap e ne cdo hapesire me kete regjim - tha Rama. Por pervec ketij aspekti i cili i jep nje ngjyrim mjaft mosbesues arsyes se shprehur nga kreu socialist per rikandidimin e tij nga ana tjeter po ne kete dalje publike Rama shprehu haptazise ai nuk ia beson mandatin e kryebashkiakut te kryeqytetit asnje prej emrave qe qarkulluan nga selia roze si kandidat te mundshem per kete post duke nenkuptuar ne nje fare menyre se ky eshte monopoli qe i perket vetem atij. Kam besuar se PS-ja ka njerez qe mund ta udheheqin me tej punen per Tiranen por nga ana tjeter per arsyen qe ju shpjegova fare hapur i referohet kerkesave te qytetareve te supozuara nga Rama per rikandidimin e tij vendosa ta marr persiper kete gje dhe e quaj detyrim ndaj kesaj mase te gjere njerezish qe nuk do doja ta lija te keqkuptuar apo me zemer te ngrire. Duhet te zmbrapsim koalicionin e turpit nga keshilli bashkiak i Tiranes - u shpreh Rama. Pikerisht ne kete kontekst ishte perseri deputeti socialist Kastriot Islami i cili ne nje prononcim te meparshem publik ishte shprehur se Nese nje force politike qe synon te qeverise vendin nuk eshte ne gjendje te gjeneroje nje kandidat fitues per Bashkine e Tiranes dhe tripleti Kryetar i PSSH/Kryetar i Bashkise se Tiranes/Kryeminister i atribuohet vetem nje personi kjo tregon minimalisht se situata ne PS apo opozite eshte shume e rende dhe rreziqet e humbjes se njeres prej tyre jane shume te larta. Nderkohe qe jo vetem Islami mendonte ne kete menyre por edhe disa deputete e perfaqesues te tjere u shprehen kunder rikandidimit te Rames ku mund te permendim deputetin Marko Bello apo edhe veteranin socialist Dritero Agolli. Por serish kryesocialisti nuk nguroi te dilte kunder zerave brenda partise qe ai drejton dhe te shpallte per te katerten here rradhazi kandidaturen e tij per kreun e Bashkise se kryeqyetit. Keshtu Rama edhe kesaj here nuk leshoi terren ndaj kandidaturave te tjera brenda selise roze por vendosi te jete serish ai kandidati per bashkine me te madhe ne vend edhe pse akuzat e ardhura ne adrese te tij si nga mazhoranca por sidomos ato nga vete qytetaret per betonizimin e kryeqytetit kane qene me te vertete te shumta. Ne kete kontekst arsyetimet e kreut te PS-se Edi Rama per te justifikuar disi kete rikandidim te katert te tij jo shume te mbeshtetur dhe nga vete baza socialiste nuk qendrojne aspak madje ato japin nje arsye me shume per te besuar akuzat ndaj tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›