Zgjedhjet Imami Tirana ka nevoje per Bashen

Ministri i mbrojtjes Arben Imami beson se Lulzim Basha eshte zgjedhja me e mire per PD-ne dhe qytetaret e mbare vendit. Kete ai e argumenton permes nje bilanci arritjesh te z.Basha qe megjithese i ri ka nje eksperience 6 vjecare ne qeverisje. Imami thote se keto 6 vite mund te bejme nje bilanc dhe mund te them 2 vjet si minister i Transporteve rruga Durres-Kukes Minister i Jashtem anetaresimi ne NATO Minister i Brendshem liberalizimi i vizave. Sipas Arben Imamit do e kishte te veshtire cdo socialist te thoshte cfare ka bere Rama ne 11 vjet pervec bojes ne Tirane. Ka nje diference te thelle serioze dhe te madhe midis dy kandidateve. Rama e ka thene dhe vete se eshte i panevojshem per Tiranen - shprehet ministry I mbrojtjes Arben Imami.
Z.Imami pse pikerisht Lulzim Basha kandidat per Bashkine e Tiranes
Pse kush tjeter
Alternativa ka plothellip
Besoj se eshte zgjedhja me e mire eshte kandidatura me e mire per Tiranen per Partine Demokratike dhe per vendin sepse Tirana eshte kryeqyteti i vendit. Nje kryetar i mire Bashkie ne Tirane eshte nje shembull i mire per qeverisjen. Pse Arsyeja e pare sepse eshte nje politikan i cili ka produkt. Nese bejme nje bilanc zoti Basha megjithese i ri ka nje eksperience 6 vjecare ne qeverisje dhe keto 6 vite mund te bejme nje bilanc dhe mund te them 2 vjet si minister I Transporteve rruga Durres-Kukes Minister i Jashtem anetaresimi ne NATO Minister i Brendshem liberalizimi i vizave. Do e kishte te veshtire cdo socialist te thoshte cfare ka bere Rama ne 11 vjet pervec bojes ne Tirane. Ka nje diference te thelle serioze dhe te madhe midis dy kandidateve. Rama e ka thene dhe vete se eshte i panevojshem per Tiranen. E ka thene dhe vete para disa javesh nuk jam me i nevojshem mund te jete dikush tjeter. Te gjithe ne mendojme se Basha eshte i nevojshem per Tiranen. Madje une doja te thoja qe Rama eshte i demshem per Tiranen ka 4 vite stanjacion te plote. Ndersa te gjitha projektet e tij dhe ambicia e tij politike dhe ambicia e tij politike eshte normale sepse si kryetari i Partise me te madhe ne opozite kerkon te jete Kryeminister eshte nje mungese ne qytetin e Tiranes. Une nuk e di si mund te votohet nje njeri qe aplikon per te munguar aty ku zgjidhet. Nderkohe qe karriera politike e Lulzim Bashes e kerkon qe edhe ai personalisht te riafirmoje veten ne nje detyre kaq te rendesishme. Ne kete menyre perputhen ne menyre te plote interesat e qytetit nevojat e qytetit me nje politikan ambicioz te ri inteligjent aktiv perkundrejt nje njeriu qe faktikisht e ka braktisur Tiranan.
Sa ndihmon konsensusi i aleateve ne perzgjedhjen e Lulzim Bashes te pakten publikisht nuk ka pasur asnje pretendim qofte nga LSI qofte nga forcat e tjera
Ky eshte nje element shume i rendesishem ne favor te Bashes dhe Koalicionit Aleanca per Qytetarin qe nuk kemi pasur mospelqime dhe mosmarreveshje. Per zotin Basha ka qene te gjithe dakort. Qe nga momenti i pare eshte pare si kandidatura me e pershtatshme per Bashkine e Tiranes. Nga ana tjeter PS dhe Kryetari i saj deri para pak oresh nuk e ka pasur te qarte nese duhet te kandidoje apo jo duhet ta beje nuk duhet ta bej do te luftoje ne opozite per kryetarin e shumices se ardheshme parlamentare apo do te luftoje per Bashkine e Tiranes. Ne fakt Rama e do Bashkine e Tiranes si trampoline per te levizur pas dy vjetesh. Pra ai po i thote praktikisht qytetareve me votoni mua se une dua te iki pas dy vjetesh. Ne fakt ky eshte nje mandat 4 vjecar dhe jo 2 vjecar edhe sikur zoti Rama ti fitonte ndonjehere zgjedhjet Parlamentare.
Kjo beteje e zotit Rama destinacioni i se ciles nuk eshte e qarte nese do te shkoje drejt Bashkise se Tiranes apo drejt postit te kryeministrit ju veshtireson apo ju lehteson para tij
Na lehteson situaten. Per ta vazhduar mendimin nga aleatet por dhe brenda partise ka nje mbehstetje te plote per z.Basha. Nuk eshte e njejta situate per zotin Rama ai po hyn ne nje fushate para se ciles e ka zvogeluar koalicionin ne menyre te vazhdueshme dhe jo vetem ai e ka zvogeluar koalicionin ne te gjitha vitet e fundit qe e ka drejtuar PS.
Se fundmi 23 Parti zoti Imami pavaresisht se sa konsiderohen parti
Une flas per parti qe kane nje peshe te vogel ne jeten politike te venditt. Nuk flas per parti qe nuk ekzistojne nuk eshte ceshtje numrash dhe emrash. Partite kryesore qe funksionojne qe kane marre vota dhe jane aktualisht ne parlament jane te gjitha ne koalicion me PD. Nderkohe qe Rama ka probleme te brendshme partiake nje pjese e madhe e militanteve te partise dhe drejtues qendrore dhe lokale qe ishin deri para tre vitesh figura te rendesishme nuk bashkohen me politikat anti-institucionale te zotit Rama dhe me devijimin nga kjo tradite e moderimit dhe social-demokracise. Nga kjo pikpamje zoti Rama jo vetem qe nuk eshte i nevojshem per Tiranen sic e ka thene dhe vete jo vetem qe do te ishte I demshem per Tiranen por zoti Rama eshte nje barre per Partine e tij ne kete moment. Zoti Rama hyri me premtimin e madh ne postin e Kryetarit te PS me premtimin e madh se do te rrezonte armikun e perjetshem Berishen. Humbi dy pale zgjedhjeve humbi ne vitin 2007 pavaresisht se fitoi ne Tirane por humbi ne rang vendi. Humbi dhe zgjedhjet e 2009 dhe nga kjo pikpamje Rama nuk i premton asgje socialisteve nuk eshte me nje e ardhme per PS. Rama eshte thjeshte nje barre dhe si cdo barre do te gjendet rasti ta leshojne ta hedhin. Nuk e di si mund te ndodhe por kjo eshte piktura qe kemi sot para syve.
Ne momentin qe per zotin Rama zgjedhjet e 8 majit jane mbijetese politike sa te ashper e ben kjo betejen perballe zotit Basha dhe PD
Une besoj se do te kete nje dialog te zotit Basha dhe kandidateve te tjere te Koalicionit Aleanca per te Qytetarin me Tiranen dhe mesa duket zoti Rama do te vazhdoje me monologun e tij per vete dhe me vete. Ne do flasim per qytetarin dhe nevojat e qyteteve. Ne po flasim per nje Tirane qe duhet te behet me te vertete moderne dhe europiane ne po i japim nje minister te rendesishem te kabinetit me besimin dhe me arsyen se ky njeri ka kryer si politikan dhe administrator vepren me moderne qe kemi ne Shqiperi rrugen e kombit. Ne po i themi Shqiperise dhe Tiranes qe ofrojme njerezit qe do ta marrin qytetin tuaj prej ketu dhe do ta cojne para drejt nje Shqiperie europiane dhe moderne. Nderkohe qe zoti Rama dhe kandidatet e tjere socialiste do i thone qytetareve se sic i kemi punet Tirana eshte shume mire nuk ka problem pse ka shume ajer te ndotur nuk ka problem pse ka pluhur nuk ka problem pse ka trafik nuk ka problem pse nuk ka shkolla edhe shume gjera te tjera te rendesishme por e rendesishme eshte te rrezojme Saliun. Kjo eshte qesharake. Sigurisht qe qytetari nuk do te degjoje mund te kete dhe do kete militante qe do ta votojne kete platform por do jene te paket. E njejta gjendje eshte ne Elbasan Aleanca per Qytetarin ka dale me kandidaturen e zotit Hushi. Cfare propozojme ne si aleance cfare propozon zoti Hushi si kandidat i yne. Elbasani qe eshte nje pike centrale e Shqiperise ndodhet ne nje moment shume te rendesishem nga pikpamja e zhvillimit dhe se ardhmes. Po ndodhin shume ngjarje te medha. Ngjarja e pare e madhe eshte qe Elbasani per dy vite do lidhet me Tiranen me nje autostrade dhe Elbasani do te behej pjese e nje metropoli qe ka brenda vetes Durresin Tiranen etj. Po ndodh nje investim i madh ne lumin Devoll i cili do angazhoje pune njerez tregti. Dhe ketu ka nevoje per njerez inteligjente per ti pergatitur qytetaret per keto projekte. Cfare premton kryetari aktual i Bashkise ne Elbasan Ato allishverishet e vogla te qytetit dhe nje qytet provincial sigurisht dhe te rrezojme Saliun. Nuk eshte fjala tek individi ne thelb PS dhe Edi Rama duan te rrezojne PD-ne ne menyre jo institucionale. Kjo eshte gje e se shkuares kjo u provua me 21 Janar dhe deshtoi me sukses dhe nuk ka me te ardhme. .
Ajo qe beri pershtypje ne fjalimin e zotit Basha ishte konkretesia e premtimeve per qytetaret e Tiranes. Te themi kjo fushate e PD dhe maxhorances do lere menjeane traditen e sulmeve ndaj kundershtarit evidentimin e difekteve kalimi deri ne fyrje personale dhe do perqendrohet realisht sic eshte premtuar per qytetarin dhe problemet e tij
Une do te thoja qe keto 10 vitet e fundit kryesisht PD ka bere fushate pozitiviste. Por dhe me pare. Le te kujtojme lsquo92 edhe 96 ka qene pozitiviste me sloganin Me ne fitojne te gjithe pavaresisht kritizizmit qe ka pasur. Viti 2001 ka qene Per nje fillim te ri ka qene me ide pozitive. 2005 ka qene fushate pozitive 2009 ka qene pozitive. Ne kemi qene pergjesisht ne fushate pozitive. Une do kujtoj si nje fushate lokale pozitive model ate te vitit 2003 ishte fushate pozitive.
Po per vitin 2007 zoti Imami po te kemi parasysh se gati u kuptua se rivalet ishin zoti Olldashi dhe zoti Shalsi i cili e gjurmonte ne cdo pike te Tiranes dhe kundershtonte ato qe zoti Olldashi deklaronte dhe beteja kryesore dukej se ishte Rama-Berisha keshtu u perceptua. Do te ndryshoje kete here
Nga pikpamja e teknikes elektorale besoj se ishte inteligjente vendosja e ketyre raporteve per PS dhe qe nje nga arsyet e asaj fitoreje te 2007 ne Tirane. Por ishte konteksti politik qe e lejonte ne kuptimin qe Rama sapo ishte bere kreu i PS dhe donte ta lozte kete karte dhe e luajti ne Tirane. Pasi ka humbur ne vitin 2009 nuk mund ta loze me kete karte sepse eshte e djegur. Sic thote latini nuk shkon dy here e njejta gje. Nje taktike elektorale e tille qe eshte e qarte qe do e vazhdoje dhe do te deshtoje kesaj rradhe do ta coje ne ate qe thashe ne monologun e nje njeru te vetmuar i cili nuk ka me kontakt me realitetin. Nuk mund te jete me i njejti qendrim i qytetarit ndaj zotit Rama sepse zgjedhjet e 2007 ne analize i humbi pavaresisht se mori Tiranen zgjedhjet e 2009 i humbi dhe nuk ka kush me kuriozitet per te pare performance e tij politike ne nivel gjeneral.
Pervec aspektit politik cfare sjell tjeter kandidatura e zotit Basha krahasuar gjithmone me zotin Rama
Nuk do te perpiqesha te beja analiza psikologjike dhe tipologji
Nganjehere ne te tilla raste zgjidhet individi
Po flasim per individin interesi i zotit Rama nuk eshte qytetari nuk eshte Bashkia dhe qyteti cfare ka pasur per te mire dhe per te keq zoti Rama e ka bere. Nuk po analizoj cfare ka bere mire dhe cfare ka bere keq. Nuk ka cfare te beje me zoti Rama ne Tirane nuk ka cfare ti thote Tiranes. Rama do te fitoje ne Tirane vetem per te thene se dua te vazhdoj luften me tej. Pra luften per interesin e tij teresisht te ngushte si politikan as per partine e tij as per qytetin e tij. Ka treguar keto 4 vite qe ka qene nje kryetar Bashkie ne mungese qe nuk ka bere asnje pune. Te gjithat arsyet qendrojne qe zoti Basha ka treguar me produkt konkret keto 6 vite qe di te punoje dhe ka rezultat ka deshiren ka kapacitetin per ta bere kete dhe do ta beje.
Ne 2007 PD humbi Bashkite me te medha te vendit te cilat do te perpiqeni me fort ti rikuperoni vec Tiranes qe eshte beteja kryesore
Po po doli fitimtare ne komunat dhe Bashkite ne rang vendi dhe mori voten totale. Per mua eshte e rendesishme per dy arsye e para eshte pragmatizmi politik ka rendesi kush merr me shume vota se ai qeveris shumicen dhe e dyta qe eshte me e rendesishme dhe principiale ne te gjitha Bashkite dhe Komunat e Shqiperise jetojne njerez dhe kjo eshte tejet e rendesishme dhe ata kane nevoje per sherbime. Fale kesaj pune qe kryebashkiaket dhe kryekomunaret tane bene dhe qeveria beri u be e mundur fitorja e 2009. Sigurisht qe do ishim shume te lumtur dhe besoj qe kesaj rradhe do ta realizojme kete objektiv qe disa nga qytete te medha ti fitoje PD. Keqqeverisja ne Tirane Durres Elbasan Korce e shume qytete te tjera do tu kthehet socialisteve ne nje arme kunder. Shembulli per te gjithe kryebashkiaket qe po flasim eshte kryebashkiaku i Tiranes qe eshte dhe kryetari i Partise se tyre. E gjithe jeta politike e ketyre Bashkive nuk shkon ne favor dhe ne vemendje te interesave te qytetareve por shkon ne favor te jetes politike te zotit Rama per te siguruar karriken e tij si kryeminister.