Tiranë, tentohet grabitja me armë e 1 qytetar

Foto Ilustruese
TIRANE- Dy persona me armë kanë sulmuar sot një person në dalje të shtëpisë së tij, ndërsa kanë mundur ti marrin atij çantën.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrugën Zef Jubani në afërsi të stadiumit Dinamo në kryeqytet. Nga të dhënat e para mësohet se policia ka identifikuar motorin me të cilin janë larguar nga vendngjarje dy personat e armatosur.
Pas njoftimit të marrë nga banorët, policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje duke u vënë në ndjekje të grabitësve.
Policia ka goditur me makinë motorin, por dy të rinjtë kanë mundur të largohen në këmbë. Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e dy grabitësve, ndërsa policia është në ndjekje të tyre.
Në 2 ditët e fundit janë shënuar disa raste grabitjeje në Tiranë.