Perplasja polici-avokat, reagon PS-ja

Partia Socialiste rikthen ne fokusin e saj konfliktin mes policise dhe Avokatit te Popullit, mbi padine e bere nga uniformat blu te Shkodres ndaj avokatit Dobiani se ka penguar hetimet dhe ka nxjerre sekretin e tyre.
Nenkryetari i grupit kuvendor te socialisteve, Arben Isaraj tha se policia nuk mund te torturoje asnje person me arsyetimin se po perpiqet te zbuloje te verteten.
Per kete arsyetim ai i eshte referuar nenit 25 te kushtetutes.
“Te sulmosh dhe kercenosh institucionin e pavarur kushtetues te Avokatit te Popullit nuk ben asgje me teper vesce ka sulmuar rendin kushtetues duke i sjelle ketij vendi dhune dhe tirani”, eshte shprehur Isaraj.
PS-ja mendon se bota e qytetruar e krijoi policine per te mbrojtur qytetaret, por krijoi dhe mekanizma qe te mbroje qytetaret nga veprimet e paligjshme te policise dhe nje nder ta eshte Avokati i Popullit.