E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja tregtare, KIna nis hetime kundër verës së Bashkimit Evropian

kina-1Kinë- Kina ka nisur një hetim kundër eksportimit të mallrave me çmime më të ulëta se në vend dhe antisubvencionit kundër verës së importuara nga Bashkimi Evropian (BE).

Veprim vjen një ditë pasi BE-ja imponoi taksa mbi importet kineze të paneleve diellore.

‘Hakmarrja’ i referohet një praktike ku firma shet mallra nën vlerën e tyre të drejtë. BE-ja pohon se një praktikë e tillë nga Kina ka lënduar prodhuesit e rajonit për panelet diellore.

Megjithatë, Kina tha se “dënonte” dhe e cilësonte të “padrejtë” taksën nga BE-ja.

Kina është prodhuesi më i madh në botë i paneleve diellore. Muajin e kaluar, qeveria kineze kishte paralajmëruar se do të “marrë hapat e nevojshme” për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Disa analistë kanë sugjeruar se lëvizja më e fundit e Pekinit ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të BE-së.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›