E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Përplasje” e ashpër në Kuvend/ Berisha, Ballukut: Do kesh fatin e Arben Ahmetajt

Ish-kryeministri Berisha është përplasur ashpër me zëvendëskryeministren Belind Balluku për ndërprerjen e fondeve të IPARD-it nga Bashkimi Evropian për bujqësinë.

Sipas Berishës, Balluku mbron ministren e Bujqësisë Frida Krifca sepse është e përfshirë sa vetë ministrja në fjalë.

Madje Berisha iu drejtua Ballukut se ajo do të ketë fatin e Arben Ahmetajt, ish-zëvendëskryeministrit që kërkohet të arrestohet nga SPAK për aferën e incineratorëve.

“E patë reagimin e saj. E di pse reagoi kjo për Frida Gugalajn, sepse vetë është stërgugale, reagoi se ai raport i Kontrollit të Shtetit e nxjerr atë në krye të Piramidës së Hajnisë.

Reagoi sepse kjo është ministrja që ndan ndërtimet në 2 kilometra për të vjedhur në çdo kilometër. Kjo është ministrja që ndërton 23 milionë eurove rrugën. Moj të jesh e bindur ti që fatin e Arben Ahmetajt do të kesh dhe këtu do të jesh.  

Bëre mirë që erdhe për të mbrojtur Edi Ramën. Po ti dhe Edi Rama jeni të pambrojtur. Po çfarë është kjo.   

Ai thotë se kam gjetur 18 miliardë abuzime me qiratë, kjo ngrihet dhe bën avokatinë e saj. Po se të djeg ty, se edhe ti duhet të kesh vjedhje me qiratë. Ka ardhur një raport këtu, ai raport flet me shifra, flet për 138 miliardë, me të gjitha shpërdorimet”, u shpreh Berisha.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›