E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Projektligji për Akademinë e Shkencave, Zhupa: Po shkelni rregulloren, s’mund të miratohet pa patur një relacion përfundimtar

Ka shkaktuar debate në Kuvend projektligji për Akademinë e Shkencave që u fut në rendin e ditës së seancës së sotme (20 korrik). Deputetja demokrate Ina Zhupa e konsideroi shkelje të Kushtetutës, teksa tha se një projektligj nuk mund të kalojë për votim në Parlament, në një kohë që nuk ka ende një raport përfundimtar nga realtorët e Komisionit përgjegjës.

Zhupa kërkoi që t’i jepet kohë në mënyrë që deputetëve t’i paraqitet një raport përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

“Që një projektligj të vijë në Kuvend, duhet të ketë një raport nga realtorët. Si mund ta fusim ne? Ju doni ta ktheni në një Parlament ku një grup puçistësh ta bëjnë vegël të një partie të shitur. Ju keni mundësi ta shtyni këtë, na lini kohë ne si relatorë që të marrim mendimin e Këshillit të Ministrave dhe t’i paraqesim seancës raportin përfundimtar të kësaj çështje. Po shkelni Kushtetutën dhe po miratoni diçka që nuk është miratuar në të gjitha shkallët e tjera. Po shkelni rregulloren, nuk mund të miratohet një projektligj pa një raport përfundimtar nga realtorët e Komisionit përgjegjës”, tha Zhupa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›