E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e studentëve/ Opozita bllokon foltoren, Zheni Gjergji: Jepini mundësi të dëgjohen

Disa deputetë të opozitës, mes të cilëve ish-kryeministri Sali Berisha, Zhani Gjergji dhe Flamur Noka kanë bllokuar foltoren në Kuvend, duke kërkuar që të dëgjohet zëri i studentëve të mjekësisë, të cilët po protestojnë jashtë godinës, duke kërkuar pezullimin e projektligjit për studimet në mjekësi.

Deputetja Zheni Gjergji kërkoi që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të vendoset në lidhje me kërkesën e studentëve që një përfaqësi e tyre të jetë e pranishme në seancë.

“Krijo një grup negociatash me studentët e mjekësisë që ata të dëgjohen. Është në nderin tonë si përfaqësues të popullit që e ardhmja jonë mos të jetë atje jashtë në pikun e temperaturave ndërsa kërkojnë të drejtën e tyre që të dëgjohen. Janë aq të përgatitur sa në pak ditë e kanë zbërthyer projektligjin më mirë se ne. Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur një rend tjetër dite që të jemi sa më pranë studentëve. E kërkoj me urgjencë”, u shpreh Gjergji.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›