Përplasje me armë në Kamëz, një i vdekur, dy të plagosur

Skene vrasje/Arkive
(E PERDITESUAR)- Një përplasje me armë zjarri në Tiranë ka përfunduar me të paktën një viktimë dhe dy të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Institutit të Kamzës. Viktima është Flamur Toskaj. Ai humbi jetën në Spitalin Ushtarak. Kurse të plagosurit janë Fatjon Biberaj dhe Ramiz Bashuka. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pak detaje dihen për këtë ngjarje të rëndë.
Të tre njihen nga policia si persona me precedentë. Po sipas te njëjtave burime mësohet se 32 vjecari Bashuka është polic i burgut ne Fushë Krujë.
Personi që mbeti viktimë është plagosur dhe një vit më parë, gati në të njëjtat rrethana. Ngjarja u shënua 100 metra pa shkuar në fabrikën e miellit në rrugën Unaza e Re. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se Flamur Toska, pasi ka dalë nga makina është sulmuar nga njëri prej vëllezërve Jahelezi.
Flamur Toska, 28 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Institut te godinat, eshte dënuar me parë për veprën penale të armë mbajtjes pa leje si dhe për plagosje.