E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarat, katër të rinj qëllojnë ndaj postbllokut të policisë

Katër të rinj nga Lazarati kanë qëlluar në drejtim të një postblloku të policisë, vendosur pranë këtij fshati.

Prej kohësh policia po tenton të hyjë në këtë fshat, por pa ia dalë dot. Policët ishin ankuar se u kishte rënë morali duke bërë rojën e boteve të ujit që hyjnë në fshat. Por ja që katër të rinj kanë menduar të zgjojnë policinë, duke qëlluar në drejtim të tyre me plumba gjurmëlënës.

Policia e Gjirokastrës bën me dije se edhe policia është përgjigjur. Nuk ka pasur të lënduar nga ky shkëmbim. Policia thotë se ata kanë arritur të identifikojnë katër personat që ndërmorën këtë sulm.

Guardia di Finanza ka zbuluar me dhjetëra hektarë të mbushur me kanabis në mbarë Shqipërinë, ndërkohë që Lazarati mbetet simbol i kultivimit të kësaj bime.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›